Shkodër Vijon operacioni masiv antikanabis në të gjithë territorin.

Shkodër. Vijon operacioni masiv antikanabis në të gjithë territorin.(per video kliko mbi link) 13shkoder1

Kontroll në të gjithë territorin për të parandaluar, evidentuar dhe goditur kultivimin e bimëve narkotike.

Operacioni nga ajri, toka si dhe mbi bazën e informacioneve policore.

Asgjësohen 1785 bimë Cannabis Sativa, të kultivuara në tokë të hapur rishtas në mes shkurreve.

Me dt.12.07.2017 pas një operacioni të organizuar nga strukturat Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, bazuar në monitorimin nga ajri të Policisë Kriminale italiane dhe Guardia di Finanza, u bë e mundur gjetja dhe asgjësimi i 1785 bimëve narkotike, të kultivuara në zona malore dhe të pyllëzuara në toka të hapura rishtas, konkretisht:

Në Njësinë Administrative Pult, në fshatin Plan, vendi i quajtur Kuje të Planit, u gjetën dhe u asgjësuan 397 bimë të dyshuara si narkotike, Cannabis Sativa.

Po kështu gjatë operacionit të kryer në Njësinë Administrative Shosh, në vendin e quajtur "Bjeshket e Balzajve të Shoshit", u gjetën dhe u asgjësuan 1388 bimë të dyshuara si narkotike.

Po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar dhe për shkak të hetimeve nuk jepen të dhëna.

Për të gjitha rastet e lartpërmendura janë kryer veprimet procedurale dhe materialet do t'i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike" parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

 


13shkoder

13shkoder2

13shkoder3

13shkoder4

13shkoder5

13shkoder6

13shkoder7

13shkoder8

13shkoder9

SHKODERKANABIS001

SHKODERKANABIS002

SHKODERKANABIS003

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...