Ceremonia e lamtumirës për punonjësin e Policisë, i cili humbi jetën gjatë kthimit nga detyra, inspektor Lorent Dulin.

Ceremonia e lamtumirës për punonjësin e Policisë, i cili humbi jetën gjatë kthimit nga detyra, inspektor Lorent Dulin.(per video kliko mbi link) 1homazhe

I paharruar qoftë kujtimi, për kolegun tonë të rënë gjatë kthimit nga detyra, inspektor Lorent Dulin!

Më datë 01.06.2017 në ambjentet e Nënprefekturës në Bilisht, është zhvilluar ceremonia e lamtumirës për punonjësin e policisë, i cili humbi jetën gjatë kthimit nga detyra, inspektor Lorent Dulin.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë, Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako, Drejtori i Drejtorisë Vendore Drejtues i Parë Arben Skëndo, Drejtor i

Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë Drejtues i Parë Arben Joco, përfaqësues të pushtetit vendor, të komuniteteve fetare, miq, kolegë, qytetarë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit me hidhërim të thellë, ka ngushëlluar familjarët e punonjësit Lorent Duli, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor në fshatin Fitore, Devoll gjatë kohës kur ky i fundit së bashku me

kolegët e tij ktheheshin nga kontrolli i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në zonën e Devollit të Sipërm.

Çako ka vlerësuar performancën e Lorent Dulit, si një punonjës energjik e pozitiv, i palodhur në kryerjen e detyrës, pjesë e Gjeneratës së Re të Policisë.

Çako ka theksuar se Lorenti do të mbetet përhere mes nesh, burim frymëzimi si shëmbulli më i mirë i përkushtimit dhe i sakrificës, ndershmërisë dhe vlerave që duhet të karakterizojnë punonjësin e Policisë, për të kryer detyrën në

shërbim të qytetarëve.

Duli prej 2 vitesh ka shërbyer në rradhët e Policisë së Shtetit, së fundmi me detyrë SPZ për njësinë administrative Miras, pranë Komisariatit të Policisë Devoll.

 

1homazhe1

1homazhe3

1homazhe4

1homazhe5

1homazhe6

1homazhe7

1homazhe8

1homazhe9

1homazhe10

1homazhe11

1homazhe12

1homazhe13

1homazhe14

1homazhe15

1homazhe16

1homazhe17

IMG 0064

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...