Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako ka pritur në një takim pune, ambasadoren e Francës në Shqipëri Christina Vasak.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako ka pritur në një takim pune, ambasadoren e Francës në Shqipëri Christina Vasak. francezjatakimi-0036

Çako-Vasak: Bashkëpunim i shkëlqyer midis autoriteteve policore të vendeve tona kundër çdo fenomeni të paligjshmërisë

Gjatë takimit palët diskutuan çështje në interes të përbashkët, në drejtim të sigurisë dhe të bashkëpunimit policor në luftë kundër krimit të organizuar, terrorizmit, kontrollit të përbashkët të kufijve si dhe trafiqeve të ndryshme.

U theksua rëndësia e ngritjes së grupeve të përbashkëta hetimore, për grupe kriminale ose organizata të caktuara që cënojnë sigurinë e dy vendeve. Migracioni i paligjshëm ishte një tjetër çështje me interes që u diskutua gjatë takimit.
 
“Marrëdhëniet mes dy forcave Policore janë shumë të vjetra dhe të ngushta.

Dëshiroj që këto marrëdhënie t'i forcojmë më tej  për të mirën e të dy vendeve tona", tha ambasadorja.

“Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian kërkon si domosdoshmëri rritjen e kapaciteteve të Policisë Shqiptare në luftë kundër krimit të organizuar , terrorit dhe trafiqeve të ndryshme.

Jemi në një proces të vazhdueshëm, intesiv të ristrukturimit të Policisë por edhe të ngritjes së niveleve profesionale në përputhje dhe në përshtatje dhe me homologët tanë.

Ka sigurisht dhe problematika të cilat vazhdojnë të mbeten në vëmendje dhe që kërkojnë më shumë interesim dhe investim siç është dhe çështja e migracionit të paligjshëm.

Për këtë qëllim Policia Shqiptare ashtu si dhe gjithë shteti Shqiptar janë angazhuar maksimalisht, edhe në përputhje dhe me protokollin e riatdhesimit të 2013 vazhdojmë të bëjmë riatdhesime të Shqiptarëve.

Në bashkëpunim dhe me Frontex-in ne vazhdojmë të përditësuar të bëjmë riatdhesimin me skuadra të  shoqërimit të Policisë Shqiptare”, konfirmoi drejtori Çako.

francezjatakimi-0004

francezjatakimi-0013

francezjatakimi-0021

francezjatakimi-6301

francezjatakimi-6305

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...