Takim me Kryeministrin “Për punën e bërë për parandalimin e dhe luftën kundër kultivimit te bimëve narkotike”

Takim me Kryeministrin “Për punën e bërë për parandalimin e dhe luftën kundër kultivimit te bimëve narkotike” (per video kliko mbi link)31takim
(31.07.2017, ora 10.00)
Drejtori për Krimet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Drejtues Josif Shkëmbari.

1.    Puna e bërë nga Policia e Shtetit nga data 18 Korrik deri me datë 31 Korrik, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të kanabisit.

2.    Gjate kësaj periudhe në total në të gjithë vendin janë evidentuar 34 raste të kultivimit të kanabisit me 9280 bimë, zbuluar 17, ose 50%, me 25 autorë nga të cilët, 17 janë arrestuar, 2 ndiqet në gjendje të lirë dhe 6 janë në kërkim.  

Gjithashtu, janë proceduar penalisht edhe 11 persona për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi, nga të cilët 2 janë arrestuar dhe 9 ndiqen në gjendje të lirë.

Njëkohësisht ka vijuar monitorimi ajror me helikopter kryesisht në zonat e thella malore të Tepelenës, duke bërë të mundur identifikimin e 6 parcelave me bimë narkotike në këtë zonë.

Edhe Guardia Di Finanza ka vijuar kryerjen e monitorimeve ajrore të territorit në zonën e Shkodrës, Dibrës, Durrësit, Vlorës dhe Gjirokastrës dhe ka dërguar 4 Raporte Monitorimi me 32 parcela, nga të cilat janë verifikuar 32 ku deri tani në parcelat e verifikuara janë identifikuar dhe asgjësuar 1206 bimë narkotike.

Vlen të theksohet gatishmëria e struktuarave policore për identifikimin dhe asgjësimin e tyre në kohë rekord duke organizuar punën për identifikimin e autorëve pasi në 3 raste jane identifikuar 5 aurorë të arrestuar nga ana jonë.

Po kështu një ndihmesë në këtë drejtim ka dhënë dhe bashkëpunimi i frutshëm me SHISH dhe SHÇBA në drejtim të shkëmbimit të informacioneve,  pasi si rezultat i tyre  janë goditur dy raste me 1505 bime narkotike, janë arrestuar 5 autore.

Zonat në të cilat janë identifikuar bimë narkotike për këtë periudhë i përkasin qarqeve; Gjirokastër, Shkodër, Durrës, Lezhë, Elbasan, Dibër, Vlorë dhe Korçë.

3.    Situata e kultivimit të kanabisit për 7 mujorin e vitit 2017, është si më poshtë:

·    Janë identifikuar 184  vepra penale, zbuluar 100, ose 54.3%, janë proceduar penalisht 172 autorë, nga të cilët, 103 janë arrestuar, 6 janë ndaluar, 23 ndjekur në gjendje të lirë dhe 40 janë shpallur në kërkim.

Janë asgjësuar në total 51.574 bimë narkotike të kultivuara, nga të cilat;

·    12.253 kanë qenë fidanë, kubikë, ose 24%,  

·    26.803 bimë, ose 51% e tyre janë të kultivuara gjatë kësaj periudhe

·    7234 bimë, ose 15% janë të mbira në mënyrë natyrore në parcela të kultivuara gjatë vitit të kaluar dhe

·    5271 bimë, ose 10% janë gjetur në proces tharje të kultivuara gjatë vitit të kaluar.

Janë proceduar penalisht edhe 88 autorë (administrator i Njësisë administrative, kryeplak fshati dhe inspektor të shërbimit pyjor), për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim krimi”, parashikuar nga nenet 248 dhe 300 i Kodit Penal, nga të cilët janë arrestuar 13, ndjekur në gjendje të lirë 72 dhe shpallur në kërkim 3 autorë.

Në të njëjtën  periudhë të vitit 2016 janë evidentuar 663 raste me 1.002.278 bimë narkotike.

Duke krahasuar të njëjtën periudhë të vitit  2016 dhe 2017, rezulton se, për këtë periudhe, janë evidentuar;

·    3.6 herë më pak raste se në vitin 2016.

·    19.4 herë më pak bimë se në vitin 2016.

Nga 326 parcela të evidentuara gjithsej me kanabis rezulton se, 52 prej tyre ose 15%, janë në tokë private, ndërsa 278 parcela, ose 85% e parcelave kanë rezultuar në toka publike.

Sipërfaqja e parcelave të kultivuara më bimë narkotike gjatë kësaj periudhe është në total 25.582 metra katrorë, mesatarisht sipërfaqja e një parcele të kultivuar me kanabis gjatë kësaj periudhe është 80 metra katrorë.

Pra konstatohet se individë apo grupe kriminale po shfrytëzojnë për kultivim të kanabisit sipërfaqe të vogla dhe në toka publike në zona të thella malore larg qendrave të banuara.

Nga analiza e situatës për këtë periudhe rezulton se, qarqet me risk me të lartë, të cilat përbëjnë edhe përqindjen me të madhe të numrit të bimëve narkotike të identifikuara janë;
·    Durrësi me 21%
·    Shkodra me 22%
·    Fieri me 12%,
·    Vlora me 13%
·    Lezha 10%

Gjatë kësaj periudhe kanë funksionuar 11.649 grupe kontrolli me pjesëmarrjen e 42.891 punonjës policie dhe janë ushtruar në terren 105.771 kontrolle dhe rikontrolle të ambienteve të ndryshme dhe zonave të territorit në të gjithë vendin, ose mesatarisht 500 kontrolle në një ditë.

Po kështu janë grumbulluar dhe verifikuar 2000 informacione policore, janë organizuar 243 operacione policore, si dhe janë kryer 22 fluturime me helikopter me 52 orë fluturimi në zonat e thella malore, në Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Krujë, Tropojë, Berat dhe Korçë.

Një kontribut në identifikimin e parcelave të kultivuara me kanabis ka dhënë edhe Skuadra e G.D.Financa Italiane, ku ka kryer 16 fluturime ajrore dhe ka dërguar 11 Raporte Monitorimi Ajror me 62 parcela, nga të cilat,  në 47 prej tyre ka rezultuar 3944 bimë narkotike, që përbëjnë 6.8% të totalit të bimëve narkotike të identifikuara dhe asgjësuara gjatë kësaj periudhe, 15 parcela nuk janë konstatuar të mbjella me bimë narkotike, por me kultura të tjera bujqësore.

4.    Goditja e trafikimit të marijuanes për 7-mujorin e vitit 2017

Gjatë kësaj periudhe janë kapur dhe sekuestruar nga Policia e Shtetit 60 ton Kanabis/Marijuanë, ose 20 herë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2016.

Janë evidentuar 850 raste të trafikimit dhe shpërndarjes së nënprodukteve të kanabisit nga të cilat janë zbuluar 754 prej tyre, ose 89%.

Në këto raste janë evidentuar 1107 autorë nga të cilët 653, janë arrestuar/ndaluar, 350 proçeduar në gjëndje të lire dhe 104 në kërkim.
 
Nga 850 vepra penale të evidentuara rezulton se:

·    747 vepra penale “Prodhimi dhe shitje e narkotikeve”, Neni 283 i Kodit penal”

·    87 vepra penale “Trafikimi i narkotikëve “, Neni 283/a  i Kodit penal

Janë goditur 48 grupe kriminale, nga të cilat 8 grupe për trafikim të lendëve narkotike dhe 40 grupe për prodhim dhe shitja të narkotikëve.
 
Janë kryer 60 operacione me teknika speciale të hetimit për veprat penale të parashikuar nga neni 283/a, si dhe janë finalizuar me sukses 23 operacione me bashkëpunim ndërkombëtar.

Për periudhën 18 deri në datë 30.07.2017, janë evidentuar/referuar 44 vepra penale në fushën e narkotikëve (pa përfshirë kultivimin) nga të cilat janë zbuluar 39 prej tyre, ose 88.6%. Janë implikuar 79 autore nga të cilët 28 arrestuar.

Është goditur 1 (një) grup kriminal  për veprën  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” me 4 autorë, gjatë të cilit janë sekuestruar 75 kg e 500 gr Cannabis Sativa, armë zjarri, automjete dhe vlera monetare, në bashkëpunim me autoritetet policore Greke, Maqedonase, Norvegjeze dhe Kosovare.

Gjithashtu është  zhvilluar 1 operacion ku është arrestuar 1 (një) shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi për veprën penale “Trafik droge”.  

JU FALEMINDERIT

31takim1

31takim2

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...