Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako, akordon “Certifikatën e Karrierës”, për Kryekomisar Qamil Llukaj.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako, akordon “Certifikatën e Karrierës”, për Kryekomisar Qamil Llukaj. 04certifikate4

Gjatë ceremonisë të organizuar ditën e sotme në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër me rastin e daljes në pension të Kryekomisar Qamil Llukaj, Drejtori i Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Drejtues i Parë Nikoll Rica i ka dorëzuar “Certifikatën e Karrierës”, me motivacionin "Për merita dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës, në rritjen e standarteve të rendit dhe të sigurisë publike, në shërbim të Policisë së Shtetit".

Z. Rica ka vlerësuar punën dhe kontributin e Kryekomisar Qamil Llukaj në radhët e Policisë së Shtetit, i cili gjatë viteve të tij në shërbim, falë përkushtimit dhe korrektësisë ka arritur rezultate të larta në punë, ku së fundmi mbante detyrën e Shefit të Sektorit të Burimeve Njerëzore në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Ndërkohë për Kryekomisarin Llukaj vlerësime mjaft pozitive kanë ardhur dhe nga Drejtori i Policisë Vendore Shkodër Drejtues i Parë Gjovalin Lokaj i cili ka theksuar se të dalësh në pension në moshën e duhur dhe nga radhët e Policisë tregon përgjegjshmërinë dhe ndershmërinë që Kryekomisari ka treguar ndër vite.

Kryekomisar Qamil Llukaj ka falenderuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për Certifikatën e akorduar si një shenjë vlerësimi për vitet e punës në Polici, si dhe falënderoi gjithë stafin dhe kolegët për bashkëpunimin në punë.

04certifikate

04certifikate1

04certifikate3

04certifikate2

 

Arkiva

Dhjetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...