Drejtori për Krimet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Drejtues Josif Shtëmbari në Konferencë për media.

Konferencë për media e Policisë së Shtetit – 1 Nëntor (per video kliko mbi link)DSC 0002

Drejtori për Krimet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Drejtues Josif Shtëmbari.

Në 12 orët e fundit në Tiranë, Përmet e Dibër, strukturat e Policisë së Shtetit kanë kryer 4 operacione për goditjen e trafikut të narkotikëve dhe një grupi me aktivitet të fortë kriminal në fushën e vjedhjes së automjeteve.

Kështu në Tapizë, Tiranë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative është bërë kontrolli e më pas arrestimi i shtetasit A.V. 19 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë.

Nga kontrolli i ushtruar iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4.1 kg Cannabis Sativa. Droga ishte e presuar në katër pako. Shtetasit A.V. iu gjet edhe një kartë identiteti e falsifikuar.

Nga hetimet e kryera u identifikuan dhe arrestuan bashkëpunëtorët e tij në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Ata janë:

- B. B, 34 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë;

- Sh. S, 23 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë.

Këta dy shtetas kishin marrë me qira një automjet të markës Volkswagen, me targa të Kosovës dhe po ndiqnin shtetasin A.V., për t’i krijuar siguri gjatë kohës që do udhëtonte me autobus për në Kosovë.

Gjithashtu forcat policore të Tiranës arrestuan në flagrancë shtetasin E.B., 30 vjeç. Nga kontrolli fizik iu gjet dhe sekuestrua 2.8 gramë lëndë e dyshuar Kokainë. Në banesë iu gjet edhe një armë zjarri pistoletë, Zaztava.

Në Përmet, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit V.P., në fshatin Panarit, gjetën një qese me lëndë të dyshuar Cannabis Sativa. Në afërsi të banesës, në vendin e quajtur "Përroi i Gropëzit" u gjetën të hedhura në një ambient të hapur 4 thasë plastmasi, me ngjyrë të zezë brenda të cilëve kishte Cannabis.

Pesha totale e lëndës rezultoi 30 kg.

Specialistët e Hetimit të Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin V.P., 33 vjeç.

Për video klikoni mbi link) https://www.youtube.com/watch?v=jKECtxyBDUg

Në Tiranë dhe në Dibër, gjatë operacionit të koduar "Kamionçina",

u godit një grup me veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së automjeteve.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë, si rezultat i një pune policore disa mujore zbuluan dhe dokumentuan me prova ligjore veprimtarinë e grupit kriminal që vidhnin automjete dhe më pas i çmontonin për pjesë këmbimi.

Mjetet vidheshin në Tiranë dhe më pas dërgonin në një servis në fshatin Blliçë, Peshkopi. Në bashkëpunim me Policinë e Dibrës u arrestuan 4 persona dhe u shpall në kërkim 1 tjetër.

Ata janë:

- F.D., 44 vjeç, banues në Mlliqen, Dibër (i dënuar më parë);

- M.D., 20 vjeç, banues në Mlliqen, Dibër;

- E.D. 19 vjeç, banues në Mlliqen, Dibër;

- H.E., 49 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë );

si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. Gj., 48 vjeç, banues në Tiranë

Në servisin e shtetasit F.D., në fshatin Blliçë të Peshkopisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 mjete dhe pjesë të disa makinave të tjera. Në sajë të punës hetimore të mirëorganizuar u dokumentua me prova ligjore se këta shtetas janë autor, të:

- Ngjarjes të ndodhur në 3 mars 2017, ku gjatë natës në rrugën “Sitki Çiço” kanë vjedhur mjetin tip “Benz”;

- Ngjarjes të ndodhur në 13 gusht 2017, ku në rrugën “Arkitekt Sinani”, është vjedhur mjetin tip “Benz”;

- Ngjarjes të ndodhur 7 shtator 2017, ku në rrugën “Selman Riza“, është vjedhur mjeti furgon tip “Benz”;

- Ngjarjes të ndodhur në 23 tetor 2016, ku në rrugën “Myslym Keta”, kanë vjedhur mjetin furgon tip “Benz”;

- Ngjarjes të ndodhur në 23 tetor 2017, ku kanë vjedhur automjetin tip kamionçinë ‘Mercedes Benz’.

Policia e Shtetit vijon punën për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë, e në këtë kuadër fton qytetarët të telefonojnë falas në numrat 112 dhe 129, kur konstatojnë paligjshmëri, duke i garantuar për reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...