Stacioni i Policisë Kufitare, Qafë Thanë.

Stacioni i Policisë Kufitare, Qafë Thanë. (për video kliko mbi link)09qafthane9

Gjatë këtyre 10 muajve efektivët e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, kanë qenë të angazhuar në drejtim të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së paligjshmërisë, kryesisht:

•          Trafikimit të lëndëve narkotike, qenieve njerëzore, mjeteve motorike.

•          Në parandalimin evidentimin dhe goditjen e krimit ndërkufitar.

•          Për një shërbim sa më cilësor për qytetarët, përballimin e fluksit, kapjen e personave në kërkim etj.

•          Si dhe në forcimin e marrëdhënieve mes Policisë Kufitare Shqiptare dhe asaj Maqedonase.

Gjatë periudhës Janar - Tetor 2017 totali i hyrje daljeve të shtetasve është 1 317 186 dhe 49 449 mjete.

Gjatë këtij 10-mujori janë evidentuar dhe goditur 41 raste të veprave penale, me 53 shtetas të proceduar, konkretisht:

•          Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë - 7 shtetas.

•          Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve        - 8 shtetas

•          Kontrabandë me mallrat e tjerë - 1 rast me 3 shtetas të proceduar

•          Kanosje për shkak të detyrës‘‘ - 1 shtetas

•          Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë” - 23 raste, me 32 shtetas të proceduar.

Në drejtim të parandalimit të kalimit të paligjshëm të kufirit, janë evidentuar 20 raste.

Gjatë kësaj periudhe nga Policia Kufitare e Qafë Thanës janë kapur 15 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale për llogari të drejtorive në qarqe.

Gjatë kësaj periudhe janë kryer 18 patrullime të përbashkëta me Policinë Maqedonase në kufirin e gjelbër.

Edhe në periudhën në vazhdim, Policia Kufitare do të vijojë punën intensivisht për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe rritjen në maksimum të cilësisë së shërbimit për qytetarët.

09qafthane1

 

09qafthane

09qafthane2

09qafthane4

 

09qafthane5

09qafthane6

09qafthane7

09qafthane8

 

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...