Rinas, riatdhesohen 36 shtetas shqiptarë azilkërkues, nga Franca dhe Belgjika.

Rinas, riatdhesohen 36 shtetas shqiptarë azilkërkues, nga Franca dhe Belgjika. (për video klio mbi link) 08rinas

Zv/Ministrja Romina Kuko: Shanset për azil janë zero!

Sot pasdite u riatdhesuan në aeroportin 'Nënë Tereza' 36 shtetas shqiptarë të cilëve u ishte refuzuar kërkesa për azil në Francë e Belgjikë.

Riatdhesimi i këtyre shtetasve dëshmon edhe një herë vendosmërinë e Qeverisë shqiptare për të forcuar, mbikëqyrur dhe parandaluar tentativat për azil, duke vënë përpara ligjit të gjithë ata që abuzojnë me detyrën, duke mashtruar shtetasit shqiptarë.

Ndërkohë Policia Kufitare vijon zbatimin e masave shtesë për parandalimin e tentativave për azil në vendet e BE-së.

Në Rinas ishin edhe përfaqësues të ambasadës franceze dhe oficeri i kontaktit në Shqipëri të cilët asistuan në procedurat e riatdhesimit të shtetasve shqiptarë nga vendet e BE-së.

Zv/Ministrja Kuko u shpreh:

"Riatdhesimi i sotëm i shtetasve azilkërkues në vendet e BE-së, dëshmon edhe një herë angazhimin e Qeverisë Shqiptare dhe Policisë së Shtetit, për të trajtuar të gjitha rastet e riatdhesimit për azil, dhe gjithashtu është edhe një thirrje për qytetarët shqiptarë, të cilët nuk duhet të marrin iniciativa kërkim azili, pasi do të rezultojnë të pasuksesshme.

Policia e Shtetit ka marrë masa shtesë për kontrollin e të gjitha pikave të kalimit kufitar, për parandalimin e këtyre rasteve.

Kjo është një thirrje ndaj gjithë shqiptarëve të cilët tentojnë të kërkojnë azil, për t'ju thënë që shanset e tyre janë zero".

Drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Aida Hajnaj theksoi se duke iu referuar statistikave, numri i shtetasve që kërkojnë azil në vendet e BE-së, është në ulje të vazhdueshme.

Aida Hajnaj tha:

"Duke filluar që nga 1 gushti i vitit 2017, datë në të cilën filloi edhe zbatimi i këtyre masave, trendi i shtetasve që kanë kërkuar azil në vendet e BE-së ose në Schengen është në ulje.

Janë ndaluar për të ikur jashtë territorit të Shqipërisë, shtetas që nuk plotësojnë dokumentacionin e kërkuar, gjithsej 7 315 shtetas.

Nga këta janë 6 630 shtetas të rritur dhe 682 janë minorenë, kjo për periudhën Gusht deri në Tetor 2017.

Të gjithë shtetasit që thyejnë rregullat e Schengen-it, do të kthehen dhe nuk kanë shansin për të përfituar azil në vendet e BE-së ose në Schengen.

08rinas1

08rinas2

 

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...