Prezantimi dhe betimi i Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ardi Veliu. 05 Shkurt 2018

Prezantimi i Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ardi Veliu (për video kliko mbi link)Cover

Gjatë mbrëmjes së sotme në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u zhvillua ceremonia e prezantimit dhe betimit të Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Në ceremoni ishte i pranishëm Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Drejtori i caktuar në detyrë deri sot Rebani Jaupi i dorëzoi simbolet e Policisë së Shtetit drejtorit të ri, Ardi Veliu, i cili më pas bëri betimin dhe mbajti fjalën e rastit.

Fjala e Drejtorit të Ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ardi Veliu:

I nderuar Z. Ministër!
Të nderuar kolegë!

Kjo është një ditë shumë e veçantë për mua. Sot më është besuar detyra e rëndësishme e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Çdo oficer policie e ëndërron këtë detyrë dhe nuk dua ta fsheh, e kam menduar dhe unë.
Por sot, e shoh si sfidën e jetës sime, përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe atyre që ma besuan këtë detyrë.

Përgjegjësia ndaj qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, si dhe ndaj besimit të Qeverisë së Shqipërisë ndaj meje, në këtë moment që ndodhet rendi dhe siguria publike, në Shqipëri, më angazhon mua për të dhënë maksimumin e përkushtimit tim, për të përmbushur me sukses këtë mision.

Unë e di qe nuk jam vetëm në realizimin e këtij misioni. E po kështu jam i ndërgjegjshëm që organizata e policisë është institucioni më i besuar nga publiku në Shqipëri.

Jam i vendosur të punoj me përkushtim së bashku me ju kolegë të nderuar për të realizuar të gjitha objektivat e vëna nga Qeveria Shqiptare, në drejtim të përmirësimit të situatës së rendit e sigurisë si edhe përmirësimin e mëtejshëm të imazhit të organizatës së policisë në publik.

Policia ka nevojë për një ritëm të ri, më dinamik në të gjitha nivelet, për të qenë më rezultative në realizimin e të gjitha strategjive të miratuara për rendin.
Dhe kjo do të ndodhë.

Ka nevojë për një ristrukturim të efektshëm si në nivel qendror ashtu edhe në nivel vendor.
Policia e Shtetit sot ka nevojë për një menaxhim më efiçent të burimeve njerëzore.
Ne polici nuk mungojnë njerëzit e kualifikuar e profesionistë, po ata jo gjithmonë kanë qenë në vendin e duhur.

Vënia në efiçencë e kapaciteteve njerëzore, trajnimi i tyre i mëtejshëm, ngritja në vazhdimësi e kapaciteteve të reja, vlerësimi dhe monitorimi i vazhdueshëm i punës së punonjësve të policisë, do jetë objektivi kryesor i punës së policisë në të ardhmen.
Do t'i kushtojmë vëmendje trajtimit të personelit për ti bërë ata më të motivuar e përkushtuar për të realizuar objektivat.

Do të vlerësohet punonjësi i policisë, i cili është më i përkushtuar dhe më rezultativ.
Menaxhimi me efiçence i burimeve financiare, logjistike si edhe përmirësimi i vazhdueshëm i teknologjisë do të jetë fokusi i punës së Policisë që unë do të drejtoj me përkushtim.

Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin shumë të vlefshëm me partnerët tanë ndërkombëtarë, për të arritur në një polici të standardeve perëndimore.
Do të vazhdojmë bashkëpunimin me të gjithë partnerët e sferës profesionale e shoqërore në vend, duke mos harruar asnjëherë se policimi është një profesion ku duhet të kontribuojnë të gjithë.

I nderuar Z. Ministër!
Besimi, që Qeveria Shqiptare pati për të më ngarkuar këtë detyrë, më vë para një përgjegjësie shumë të madhe, të cilën unë do të mundohem ta justifikoj duke e drejtuar organizatën e Policisë drejt sfidave që kërkon koha, së bashku me kolegët e mi.
Ju faleminderit Z. Ministër!
Ju faleminderit kolegë!

Cover

Prezantimi 5 shkurt 1

Prezantimi 5 shkurt 2

Prezantimi 5 shkurt 3

Prezantimi 5 shkurt 4

Prezantimi 5 shkurt 6

Prezantimi 5 shkurt 7

prezantimi 5 shkurt 8

Prezantimi 5 shkurt 9

Prezantimi 5 shkurt 10

Prezantimi 5 shkurt 11

Prezantimi 5 shkurt 12

Prezantimi 5 shkurt 13

Prezantimi 5 shkurt 14

Prezantimi 5 shkurt 15

Prezantimi 5 shkurt 16

Prezantimi 5 shkurt 17

Prezantimi 5 shkurt 18

Prezantimi 5 shkurt 19

 

Arkiva

Shkurt 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 1 2 3 4