Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ardi Veliu takim kortezie me Ambasadorin e Çekisë në vendin tonë SH.T.Z. Jaroslav Ludva

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu priti në një takim kortezie Ambasadorin e Çekisë në vendin tonë SH.T.Z. Jaroslav Ludva i cili shoqërohej nga oficeri ndërlidhës i Policisë Çeke në Shqipëri.ambasadori cek 1

Gjatë takimit u vlerësuan raportet e deritanishme mes dy policive, në drejtim të shkëmbimit të informacioneve në kohë reale, komunikimit me oficerët ndërlidhës, në shërbim të rritjes së sigurisë së qytetarëve.

Një vend të rëndësishëm në këtë takim zuri edhe diskutimi mbi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe angazhimi i përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar dhe çdo forme të paligjshmërisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, z.Veliu dhe ambasadori i Çekisë z. Jaroslav Ludva kanë vënë theksin në rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të këtij bashkëpunimi pasi krimi vepron pa njohur kufij, gjuhë dhe ngjyrë dhe në këtë kontekst, bashkëpunimi bëhet akoma më i domosdoshëm.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

ambasadori cek 1

ambasadori cek 2

ambasadori cek 3

ambasadori cek 4

ambasadori cek 5

ambasadori cek 6

 

 

Arkiva

Qershor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1