Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu vizitë zyrtare në Kosovë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë ku fillimisht është pritur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.Veliu Maxhuni 12 mars 2018 2


Në takimin i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së, Drejtori Maxhuni fillimisht falënderoi homologun e tij z.Veliu për vizitën dhe e uroi për detyrën e re në krye të Policisë së Shtetit.

Maxhuni i njohu të pranishmit mbi angazhimet, aktivitetet dhe objektivat e Policisë së Kosovës si dhe përkushtimin e vazhdueshëm në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore në të mirë të sigurisë dhe rendit në Republikën e Kosovës.

"Policia e Kosovës ka kapacitete profesionale dhe është e përgatitur që të ofrojë siguri, të luftojë kundër krimit të organizuar si dhe të bashkëpunojë ngushtë me organizatat policore me qëllim avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të ndërsjelltë në fushën e sigurisë dhe parandalimit të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm".

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu falënderoi z. Maxhuni për pritjen e ngrohtë dhe njëkohësisht vlerësoi lart punën e Policisë së Kosovës e në veçanti bashkëpunimin e shkëlqyer midis dy Policive, i cili ka treguar rezultate pozitive në fusha të ndryshme duke përfshirë edhe sukseset në patrullimet e përbashkëta policore.

Maxhuni e Veliu konfirmuan vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë edhe në të ardhmen në fusha të ndryshme me interes të përbashkët policor, shkëmbimin e përvojave policore përmes zyrtarëve policorë, trajnimet në fusha të ndryshme me qëllim realizimin e synimeve të përbashkëta, në parandalimin dhe luftën e krimit duke përfshirë atë trans kufitar, si dhe lehtësimin e kalimit kufitar.

Veliu Maxhuni 12 mars 2018 2

Veliu Maxhuni 12 mars 2018 1

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30