Holandë - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, takime me drejtues të Policisë Evropiane në Hagë

Holandë - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, takime me drejtues të Policisë Evropiane në HagëHolande 6 prill 2018 2

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu po zhvillon një vizitë në Holandë, gjatë së cilës mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të detyrës së Drejtorit të të Europol, nga Rob Weinright pasi i përfundoi mandati, ku tashmë në krye të Europol është zgjedhur Drejtoresha e Policisë së Belgjikës.

Pas ceremonisë, Drejtor Veliu zhvilloi një takim me z.Rob Weinright ish-kreu i EUROPOL, të cilin e falënderoi për mbështetjen e madhe që i ka dhënë Policisë shqiptare gjatë kohës që drejtoi organizatën. Z.Weinright uroi Veliun për detyrën e re, si dhe vlerësoi progresin e Policisë së Shtetit, sidomos për rezultatet e arritura muajt e fundit, por edhe për operacionet ndërkombëtare ku Policia shqiptare është vlerësuar me çmime.

Gjatë vizitës në Hagë z.Veliu takoi Drejtorin e Trupës Kombëtare të Policisë së Mbretërisë së Hollandës, Erik Akerboom. Ata vlerësuan bashkëpunimin mjaft të mirë mes dy policive si dhe diskutuan mbi mundësitë për ta forcuar dhe shtrirë më tej këtë bashkëpunim. Drejtori i Policisë së Holandës çmoi rezultatet e arritura së fundmi në kuadër të operacionit "Forca e Ligjit"; masat për parandalimin e fenomenit të azil kërkimit dhe migracionin e paligjshëm.

Gjatë qëndrimit në Hagë, Drejtori Veliu zhvilloi takime me strukturat mbështetëse dhe operacionale të EUROPOL-it, ku u bisedua për çështje konkrete të bashkëpunimit, operacione të përbashkët dhe ndihmën për rritjen e kapaciteteve të Policisë së Shtetit.

Holande 6 prill 2018 2

Holande 6 prill 2018 1

Holande 6 prill 2018 3

Arkiva

Korrik 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5