Vizitë zyrtare në vendin tonë e përfaqësuesve të Sektorit IZ24 të BKA-së të Gjermanisë


Vizitë zyrtare në vendin tonë e përfaqësuesve të Sektorit IZ24 të BKA-së të Gjermanisë, strukturë përgjegjëse për ndihmën policore, të kryesuar nga Z.Norbert Schyja.BKA 13 prill 2018 1

Përfaqësues të Sektorit IZ24 të BKA-së të Gjermanisë,

në vijim të vizitës dy ditore në Shqipëri kanë zhvilluar takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Kjo vizitë kishte si qëllim identifikimin e fushave në të cilat bashkëpunimi mund të fuqizohet më tej, si dhe identifikimin e nevojave për mbështetje me ekspertizë dhe logjistikë të Policisë së Shtetit.

Gjatë takimit të dy bashkëbiseduesit janë shprehur se shkëmbimi i informacionit në kohë reale është çelësi i suksesit dhe se tashmë kufijtë janë barriera imagjinare në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Policia Shqiptare është e interesuar për mbështetjen e Policisë Gjermane në trajnime të mëtejshme dhe logjistikë.

Z.Veliu vlerësoi si mjaft të vlefshme punën e oficerit të kontaktit të Policisë gjermane.

Në vijim përfaqësuesit e BKA-së Gjermane zhvilluam takime me Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale, me Task- Forcën si dhe Drejtorin e Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit.

 

BKA 13 prill 2018 1

BKA 13 prill 2018 2

BKA 13 prill 2018 3

BKA 13 prill 2018 4

BKA 13 prill 2018 5

BKA 13 prill 2018 6

 

 

Arkiva

Korrik 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5