Korçë, Forumi Qytetar për Siguri Publike, llogaridhënie e Policisë së Shtetit përballë qytetarëve.

Korçë, Forumi Qytetar për Siguri Publike, fjala e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë (për video kliko mbi link)forumi korce 1

Në Korçë u mbajt Forumi Qytetar për Siguri Publike, një format i llogaridhënies së Policisë përballë qytetarëve. (video e plotë e aktivitetit)

Gjatë forumit, qytetarët kanë bërë një sërë pyetjesh për Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu si dhe për Drejtorin Vendor të Policisë.

Drejtori Veliu ka falënderuar qytetarët për vlerësimet, pyetjet, shqetësimet si dhe sygjerimet e tyre për të përmirësuar sa më tej shërbimin policor.
 
Ardi Veliu:

"Përshëndetje qytetarë të nderuar të Korçës!

Të nderuar Kryetarë të Bashkive!

I nderuar Zoti Ministër!

Vetë prezenca kaq e madhe e qytetarëve të Korçës,  tregon se sa të interesuar janë për gjendjen e rendit dhe sigurisë këtu në qytetin e Korçës.

Pavarësisht fjalëve të qytetarëve të cilët morën mikrofonin dhe drejtuan pyetje dhe shprehën edhe konsiderata për punën e Policisë, ne jemi të ndërgjegjshëm që Policia, ashtu siç çdo institucion tjetër apo si çdo strukturë tjetër, ka problematika në vetvete dhe prandaj ne gjendemi edhe këtu sot, në këtë forum qytetar, për të identifikuar atë çfarë ne nuk e kemi bërë mirë, me qëllim që ta përmirësojmë duke rritur cilësinë e shërbimit, sepse produkti që prodhojmë ne si strukturë policore, është siguria dhe nëqoftëse përceptimi juaj për sigurinë është i kënaqshëm, atëherë ne e kemi realizuar detyrën.

Megjithatë, unë do të preferoja të ndalesha në disa pyetje të cilat kanë të bëjnë me përformancën e Policisë.

Së pari, do ta filloja me problematikën e Policisë Rrugore, që u ngrit nga z. Andrea dhe nga qytetari i fundit në lidhje me problematikën e Policisë Rrugore.

Është e vërtetë që ne kemi problematika përsa i përket Policisë Rrugore, dhe nisur nga këto shqetësime që trajtuat edhe ju pak më parë, duke qenë që shumë punonjës Policie ndoshta në praktikën e përditshme, janë edhe selektivë në zbatimin dhe përmbushjen e detyrës.
Kemi marrë një vendim në ristrukturimin e Policisë Rrugore, e cila do të jetë e organizuar mbi bazë Drejtorie Vendore të Policisë, pra mbi bazën e një sektori, me qëllim që ky shërbim të jetë sa më fleksibël , të mos jetë çdo 2 km, të kemi edhe poshtë në Starovë, por të kemi edhe këtu në Çëravë, por të jetë në segmente të caktuara, aty ku ka problematika, ku ka njolla të zeza, ku ka të bëjë me sigurinë rrugore dhe të mos u bjerë drejtuesve të automjeteve në qafë, me qëllim në vetvete për të bërë 1 apo 2 fleta gjobash, por qëllimi të jetë, të rrisë sigurinë rrugore dhe të rrisë e cilësinë e shërbimit, parandalimin e një aksidenti të mundshëm.

Shpresoj që struktura e re, të cilën ne do ta implementojmë këtë muaj, do të jetë më efikase për faktin sepse edhe fleksibiliteti i organizimit të shërbimit do të jetë më i madh, dhe do të bëjë të mundur mbulimin e gjithë akseve kryesore, jo vetëm rrugës kryesore të fushës së Korçës, por edhe të akseve të tjera, ku në rast se ne do t'u fokusohemi statistikave të vitit të kaluar, shumica e aksidenteve me pasoja fatale kanë qenë në këto rrugë dytësore. Krahas problematikave që ne kemi si shërbim, nuk do të përjashtojmë edhe përgjegjësinë që kanë qytetarët, në rastin konkret përdoruesit e mjeteve, drejtuesit e mjeteve, për respektimin e dispozitave të Kodit Rrugor.

Është e vërtetë, ashtu siç thatë juve, që Korça është qytet turistik, ka një prezencë të shtuar turistësh, dhe ne kjo na bën shumë mirë dhe ndjehemi mirë edhe ne si shërbim i Policisë së Shtetit, por duhet të kuptojmë që vendosja e një sinjalistike rrugore nga Bashkia në një vend të caktuar,  pavarësisht kohës së qëndrimit, do të thotë që ju i keni privuar lirinë një qytetari tjetër apo një shërbimi tjetër. Kështu që duhet të jeni të përgjegjshëm edhe ju si drejtues të automjeteve, pavarësisht gabimeve që bën shërbimi i Policisë Rrugore, kërkohet një përgjegjshmëri edhe nga drejtuesit e automjeteve.

Përsa i përket pjesës së vendosjes së sinjalistikës dhe semaforëve.
Absolutisht që është një nga instrumentat të cilët rregullon shërbimin e Policisë Rrugore, mirëfunksionimin e saj, por unë nuk është se dua të shmangem nga përgjegjësia e shërbimit të Policisë së Shtetit, në rastin konkret Policia Rrugore, por vendosja e semaforëve është përgjegjësi e Bashkisë, dhe unë duke përfituar nga prezenca e Kryetarit të Bashkisë këtu dhe i Kryetarëve të tjerë të Bashkive, do t'ju lutesha që ta kompletojnë aksin rrugor apo trupin e rrugës me sinjalistikën e nevojshme, në rastin konkret semaforët, për faktin se e bëjnë më të mundur disiplinimin e shërbimit të Policisë Rrugore, por njëkohësisht bëjnë edhe më të mundur shërbimin e Policisë Rrugore që të jetë më autoritar dhe njëkohësisht të zbatojë më mirë kërkesat e Kodit Rrugor. Ashtu siç do të kërkonim që edhe pjesa tjetër e sinjalistikës të jetë më e kompletuar, për faktin sepse pavarësisht dëshirës që mund të ketë një shërbim, në rastin konkret Patrulla e Përgjithshme apo Policia Rrugore - për të vendosur një masë administrative, nëse nuk është e kompletuar me sinjalistikën e nevojshme, nuk e ushtron dot këtë kompetencë.Kështu që do t'ju lutesha, që duke qenë se jemi edhe në fillim të sezonit, pavarësisht se Korça është një qytet i cili sezonin turistik e ka 12 muaj të vitit, por duke përfituar nga prezenca e Kryetarit të Bashkisë së Pogradecit, dhe duke qenë që sezoni turistik ndoshta hapet pas 15 ditësh, të na ndihmojë në kompletimin me sinjalistikë rrugore.

Përsa i përket pjesës së masave, të gjobave, që mund të vendosen të Premteve, të Shtunave, të Dielave, është një kompetencë që duhet ta ushtrojë edhe Policia Bashkiake, dhe neve të na lërë mundësi të merremi më shumë me sigurinë rrugore, të rrisim sigurinë rrugore, se duke rritur sigurinë rrugore, shpëtojmë më shumë jetë njerëzish, parandalojmë aksidente.

Në lidhje me ndotjen elektromagnetike, është një fenomen i cili ekziston edhe në qytete të tjera, jo se duam të përjashtojmë përsëri veten nga përgjegjësia, ne e kemi përgjegjësinë në këto raste, por nga të gjitha studimet dhe korrespondecat që ne kemi ndër policitë lokale, operatorët të cilët janë duke shfrytëzuar këto lloj antenash, kanë marrë në shumicën e rasteve leje nga Këshillat Bashkiakë, si autoritete të cilat kanë të drejtë të pajisin me këto leje operatorët.Nuk e di këtu në Qarkun e Korçës në rast se janë pajisur apo jo me këto leje, por ne si Polici Shteti,  jemi të gatshëm, në bashkëpunim me pushtetin vendor, nëqoftëse do të merret një iniciativë nga Pushteti Vendor, shumë mirë, në të kundërt po e marrim ne si iniciativë, Drejtori Vendor është këtu, të ngremë një grup të përbashkët edhe me Agjensinë e Mjedisit, edhe me përfaqësues të Pushtetit Vendor, le të bëhet një ristudim apo një evidentim i gjithë antenave, ato që janë me leje, janë me leje, kurse ato që s'janë me leje të marrin masa me mbështetjen e Policisë, por ne vetëm ju mbështetim që të ushtrojmë autoritetin. Prefekti është i gatshëm, ndoshta mund t'i shërbejë Prefektit si Kryetar i Task - Forcës, për të eliminuar këtë fenomen.

Në lidhje me vendosjen e kamerave, që një qytetar bëri pyetje, para 5 muajve është miratuar ligji "Për masa shtesë për Sigurinë", ku fokusi kryesor është në rritjen e parametrave të sigurisë, edhe një nga elementët është vendosja e kamerave të sigurisë, të cilat do jenë detyruese për të gjitha institucionet, për të gjitha shkollat, universitetet, bizneset të cilët kanë një numër të caktuar apo të konsiderueshëm punëtorësh, njëkohësisht duke bërë edhe një vlerësim risku nga Policia e Shtetit, në lidhje me mënyrën se si duhet të vendosen këto kamera, vendet ku do t'i vendosin, afatin e ruajtjes dhe me radhë.Kështu që kjo nuk është vetëm një përgjegjësi vetëm e Policisë, por është edhe një përgjegjësi edhe e Bashkive, edhe e vetë qytetarëve të cilët duhet të kontribuojnë, për të rritur sigurinë në aktivitetin në të cilin kryejnë, në vendbanimin ku jetojnë apo në lagje.Kështu që pavarësisht dëshirës që mund të ketë Policia, kapacitetet tona janë të limituara për të ndërtuar një sistem të tillë, kështu që të gjithë së bashku nëse do të bashkëpunojmë, mendoj se mund të realizojmë një skemë edhe një sistem të ruajtjes me kamera".

Në fund të forumit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka akorduar për dy ish punonjës policie tashmë në pension "Çertifikata për shërbime të dalluara".

Zotit Hamid Karamuça, i jepet Certifikatë për Shërbime të dalluara, "Për kontribut të çmuar, në promovimin e vlerave të Policisë së Shtetit në publik, dhe për rritjen e bashkëpunimit në komunitet në interes të forcimit të rendit publik".

Zotit Sotiraq Tasellari i jepet çertifikatë për "Shërbime të dalluara, për kontribut të çmuar për provimin e vlerave të Policisë së Shtetit në publik, dhe për rritjen e bashkëpunimit në komunitet në interes të forcimit të rendit publik".

 

korce dr 1

forumi korce 2

forumi korce 3

forumi korce 5

forumi korce 6

forumi korce 7

forumi korce 8

forumi korce 9

forumi korce 10

forumi korce 11

forumi korce 12

forumi korce 13

forumi korce 14

forumi korce 16

forumi korce 17

forumi korce 18

forumi korce 19

korce dr 2

korce dr 3

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2