Durrës - Forumi Qytetar për Siguri Publike, llogaridhënie e Policisë së Shtetit përballë qytetarëve.

Durrës - Fjala e Drejtorit të Policisë së Shtetit në Forumin Qytetar për Siguri Publike (për video kliko mbi link)Durres 2 maj 2018 17

Të nderuar qytetar të Durrësit! (video e plotë e aktivitetit)

Të nderuar Kryetar Bashkie!

I nderuar z. Ministër!

Si ish - Drejtues i një prej strukturave të Qarkut të Durrësit, unë ndihem absolutisht i emocionuar që po marr fjalën tani dhe dua t'i jap përgjigje disa pyetjeve në lidhje me punën e Policisë, por njëkohësisht më lehtësohet përgjigjja, për faktin se në këtë auditor ka shumë nga bashkëpunëtorët që unë kam punuar për rreth 1 vit, të cilët ma kanë bërë shumë të lehtë detyrën time dhe absolutisht që ruaj kujtimet më të bukura të asaj pjese që unë jetova këtu në Durrës, por merita kryesore mendoj që i përket qytetarëve të Durrësit, të cilët në çdo moment janë shumë bashkëpunues me policinë dhe këtë e treguan dhe vlerësimet, njëkohësisht dhe qytetaria e tyre.

Megjithatë unë dua të ndalem tek pjesa konkrete e pyetjeve, tek pyetja e parë të cilën mos gabohem e bëri Kristina në lidhje me "a kemi ne kapacitete apo mundësi që të përballojmë mbulimin e territorit me shërbime".

U përmend dhe pak më parë nga z. Ministër në lidhje me atë çfarë ne jemi duke punuar apo duke bërë në lidhje me strategjinë për të mbuluar dhe kontrolluar më mirë territorin dhe kjo nuk është e fokusuar thjesht vetëm në numrin e punonjësve të policisë që ne duhet të kemi të përqendruar në territor, sepse mendoj që nuk duhet të jetë filozofia dhe strategjia që ne thjesht të kemi një numër maksimal apo një numër të konsiderueshëm në territor dhe të mjaftohemi vetëm me një prezencë, por grupet e punës kanë punuar për një kohë të gjatë dhe janë duke përfunduar edhe detyrat të cilat duhet të kryejnë shërbimet që duhet të jenë në territor në rastin konkret, polici i lagjes dhe patrulla e përgjithshme, duke bërë një harmonizim më të mirë të detyrave, të cilat duhet të kryejë patrulla e përgjithshme dhe detyrave që duhet të kryejë polici i lagjes, duke e lehtësuar sadopak në detyrat funksionale policin e lagjes dhe duke i dhënë më shumë detyrim patrullës së përgjithshme, me qëllim që të marrë më shumë përgjegjësi dhe nga një polic lagjeje që kemi aktualisht. në një lagje do të kemi 12, kështu që kjo përgjegjësi do të jetë tek 12 punonjës dhe nuk duhet të jetë më në një punonjës, dhe ky është qëllimi, domethënë që ne duhet të rrisim jo vetëm kontrollin e territorit por dhe përgjegjësinë dhe përgjegjshmërinë e punonjësve të policisë.

Është e vërtetë dhe dua që ta vazhdoj aty ku tha Drejtori Vendor kur tha që ne kemi bërë, por nuk kemi bërë aq sa duhet dhe kemi shumë për të bërë është e vërtetë, dhe gjithë kjo punë, gjithë kjo lëvizje edhe përsa i përket procesit që ne jemi tani duke bërë këtu në Durrës, procesin e llogaridhënies, ka qëllimin tek forcimi i bashkëpunimit me komunitetin dhe rritjen e besimit, sepse duke forcuar besimin na bëhet më e lehtë edhe neve puna, njëkohësisht edhe cilësia e shërbimit që ofrojmë ndaj qytetarëve do të jetë më e madhe.

Në lidhje me çfarë strategjie kemi apo si do ta rinovojmë pjesën e policisë, duke u nisur nga fakti që një pjesë e punonjësve të policisë që do t'i nënshtrohen Vettingut, mund të largohen.

Akademia e Policisë apo Akademia e Sigurisë është duke punuar. Pjesë e Akademisë së Sigurisë është edhe Kolegji i Lartë Profesional, i cili është fakulteti apo shkolla që përgatit punonjësit e policisë të rolit zbatues të cilët janë hallka e parë që bën dhe lobimin e punonjësve të policisë, njëkohësisht krijon mundësinë e rekrutimit të qytetarëve, të cilët duan të bëhen pjesë e organizatës së Policisë së Shtetit dhe duke qenë se ne jemi në një fazë tani, që në muajin shtator apo në muajin tetor do të çelim edhe fazën e rekrutimit të punonjësve të rinj të policisë që duan të bëhen pjesë e strukturës apo organizatës së policisë, unë përfitoj nga rasti që t'u bëj thirrje të rinjve dhe të rejave dhe pak më parë dëgjova këtu që kemi dhe studentë të cilët vazhdojnë universitetin "Aleksandër Moisiu", dhe një pjesë e tyre të vazhdojnë fakultetin e Sigurisë, kështu që duke qenë gjysmë të përgatitur, le të provojnë dhe të vijnë të konkurojnë në Akademinë e Sigurisë, dhe të japin kontributin e tyre në organizatën e policisë sepse organizata jonë ka shumë nevojë.

Në lidhje me pjesën a kemi studim apo çfarë ndodh në zonat të cilat janë të pa ndriçuara apo kanë mungesë të kontrollit të territorit duke përfituar dhe nga përfaqësuesit e pushtetit vendor unë do t'ju bëja thirrje që në këto pjesë të cilat ndoshta ka një prezencë jo të shtuar të patrullave të përgjithshme dhe kjo është një përgjegjësi e jona, dhe ne do ta rikorrigjojmë ose do të bëjmë një studim tjetër, do përfitoja nga rasti t'ju bëja thirrje që t'i kushtojnë më shumë vëmendje ndoshta zonave të periferisë, për ndriçim me qëllim që të rrisim edhe në këto zona parametrat e sigurisë, duke punuar jo vetëm me patrullat apo me shërbimin policor, por duke rritur dhe cilësinë e shërbimeve që duhet të ofrojë qeverisja vendore.

Përsa i përket pjesës së Vettingut, unë jam për vete subjekt i këtij procesi dhe nuk duhet që ta përmend sepse jam në konflikt interesi, por dua t'ju bëj me dije që nga Drejtoria e Përgjithshme që në momentin e miratimit të ligjit, janë trajnuar strukturat e Drejtorive Vendore dhe të gjithë strukturave autonome, ku kanë marrë njohuritë e nevojshme nga institucionet të cilët do të jenë pjesë e Vettingut, për mënyrën se si duhet të procedohet me dokumentacionin që do të mblidhet, mënyra e mbushjes së formularëve dhe ato çfarë duhet të përmbajnë këto formularë dhe qëllimi i këtij trajnimi ka qenë për ta bërë sa më të lehtë këtë proces me qëllim eliminimin e gjithë mangësive që mundet që gjatë procesit, në mënyrë jo të vetëdijshme në plotësimin e formularëve, mund të plotësoheshin gabim, për ta minimizuar sa më shumë këtë qëllim, sepse në vetvete Vettingu nuk është që të ndalet tek gabimet që mund të bëhen në formular, por është në rritjen e integritetit të organizatës të policisë dhe largimin e punonjësve të policisë të cilët nuk e meritojnë të jenë pjesë e organizatës së policisë.

Në lidhje me pyetjen që bëri profesori, mendoj se ne këtu nuk kemi ardhur që të themi se në Durrës gjithçka është më e mira e mundshme, gjithçka është duke funksionuar në mënyrë perfekte dhe policia jonë është policia “number one”.

Ne këtu dhe qëllimi i këtij takimi është që të identifikojmë problematikat që kanë në qytetin e Durrësit dhe të marrim masa për t’i korrigjuar, por jo vetëm, së bashku me ju, sepse çdo qytetar ka përgjegjësi të kontribuojë sadopak për rritjen e parametrave të sigurisë.

Sepse ne vetëm nuk e realizojmë dot dhe nuk kemi pse të marrim as merita kur na takojnë dhe as përgjegjësi më shumë kur e kemi të pamundur.

Nisur nga kjo, unë do t'ju lutesha edhe juve si profesor, sepse zëri juaj në një universitet, siç është Universiteti i Durrësit, është shumë herë më shumë se një fjalë që mund të them unë tani apo një qytetar i thjeshtë. 
Kështu që me kontributin tuaj, pavarësisht sesi kanë ekzistuar, si kanë qenë, ne duhet të shikojmë a janë të vlefshme sot, a ndikojnë në përmirësimin e rendit dhe sigurisë, a rrisin eficencën e policisë, dhe a duhet të ndihemi edhe ne si punonjës policie përgjegjës para komunitetit në një moment të caktuar, kur ne nuk e kemi bërë punën mirë? 

Atëherë, këto këshilla këtë qëllim do të kenë, dhe nuk do të jetë që të themi që, "po, në Durrës ka kriminalitet", ose, "në Durrës nuk ka kriminalitet"!
Mendoj që duke shfrytëzuar edhe këtë takim, ne të bëhemi pjesë e zgjidhjes të gjithë, dhe të gjithë të marrim më shumë përgjegjësi.

Ndërsa në lidhje me pyetjen që bëri përgjegjësi i njësisë administrative të Ishmit, në lidhje me rrugën e Lalzit, tashmë ne e dimë fluksin që mban ai segment rrugor, çfarë kapaciteti mund të mbajë dhe në çfarë parametrash është, pavarësisht se fluksi i mjeteve në periudhën që ne presim para, mund të jetë pesë apo gjashtë herë më i madh se kapaciteti i rrugës.

Kështu që në rast se ne do të bëjmë të mundur që të minimizojmë sadopak aksidentet rrugore dhe të krijojmë lëvizshmëri ndoshta me parametra ose me lëvizshmëri të ngadaltë, por e rëndësishme është të rrisim parametrat e sigurisë dhe të mos kemi aksidente.

Besoj që në projektet që do të ketë, do të ketë rrugë të parametrave më të mirë, por në kuadër të masave që ka marrë Drejtoria e Përgjithshme, absolutisht në mbështetje edhe me forca apo punonjës policie nga Drejtoria Vendore e Tiranës, do të ketë të planizuar shërbime shtesë për të mundësuar sadopak lëvizshmërinë e mjeteve me qëllim që t'ua bëjmë sa më të lehtë turistëve apo çdo drejtuesi automjeti që përdor këtë segment rrugor në këtë kohë.

Atëherë, i jepet z. Hyrjet Bezhani Certifikatë për Shërbime të dalluara, "Për kontribut të çmuar, në promovimin e vlerave të Policisë së Shtetit në publik, dhe për rritjen e bashkëpunimit në komunitet në interes të forcimit të rendit publik".

Hyrjet Bezhani:

Faleminderit z. Ministër, faleminderit Drejtori i Policisë, faleminderit të gjithëve sa jeni këtu.
Kam një periudhë të gjatë që kam punuar në policinë e shtetit 46 vjet, nga të cilat pjesën dërmuese e kam kaluar në qytetin e Durrësit, dhe një të tretën e këtyre viteve e kam kaluar në qytete të tjera.

Jam krenar që kam punuar kaq gjatë, i kam shërbyer qytetit. Nuk jam liruar asnjë ditë nga policia e shtetit, kam qenë gjithmonë i përkushtuar dhe në ndërgjegje të pastër me vetveten edhe në shoqëri, edhe me ligjet e shtetit.

Aktualisht dua të them që shërbimet e policisë janë të vështira, për të mos thënë më të vështirat nga të gjitha të tjerat, por ato janë të lavdishme për arsye se i shërbejnë kombit, i shërbejnë atdheut, i shërbejnë popullit, fëmijëve të tyre dhe vetvetes.

Ju falënderoj që të gjithëve!

Durres 2 maj 2018 1 1 Drejtori

Durres 2 maj 2018 1

Durres 2 maj 2018 2

Durres 2 maj 2018 3 2

Durres 2 maj 2018 10 1 Dr

Durres 2 maj 2018 6 2 Voda

Durres 2 maj 2018 3

Durres 2 maj 2018 4

Durres 2 maj 2018 5

Durres 2 maj 2018 5 2

Durres 2 maj 2018 6

Durres 2 maj 2018 7

Durres 2 maj 2018 8

Durres 2 maj 2018 9

Durres 2 maj 2018 10

Durres 2 maj 2018 16

Durres 2 maj 2018 11

Durres 2 maj 2018 12

Durres 2 maj 2018 15

Durres 2 maj 2018 13

Durres 2 maj 2018 14

Durres 2 maj 2018 19

Durres 2 maj 2018 20

Durres 2 maj 2018 21

Durres 2 maj 2018 22

Durres 2 maj 2018 23 1 cerifikate

Durres 2 maj 2018 23 dr certifikate

Durres 2 maj 2018 20 2

Durres 2 maj 2018 18

 

 

 

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2