Lezhë - Forumi Qytetar për Siguri Publike, llogaridhënie e Policisë së Shtetit përballë qytetarëve.

Në Lezhë u mbajt Forumi Qytetar për Siguri Publike me iniciativën e ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj, një format i llogaridhënies së Policisë përballë qytetarëve. (video e plotë e aktivitetit).lezhe forumi 1

Në këtë forum ishte e pranishme ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu gjatë fjalës së tij, duke iu dhënë përgjigje pyetjeve të shumta të qytetarëve, ka vlerësuar pjesëmarrjen e tyre në këtë forum, dhe i ka siguruar se Policia e Shtetit do të jetë akoma më e angazhuar për të ofruar një shërbim sa më cilësor, si dhe ka ftuar qytetarët që së bashku të kontribuojnë në krijimin e një ambjenti social sa më të sigurtë.

Më poshtë fjala e plotë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu (për video kliko mbi link).

Të nderuar qytetarë të Lezhës,

Shkëlqesi Ambasadore,

I nderuar Z.Ministër.

Së pari dua t'ju falënderoj të gjithëve ju që jeni të pranishëm në këtë sallë, për faktin sepse i jeni përgjigjur thirrjes dhe iniciativës sonë si Polici e Shtetit, për tu bërë pjesë e forumit qytetar për sigurinë, duke kuptuar që siguria është baza apo është elementi kryesor ku jemi të interesuar ne si punonjës, por edhe ju si qytetarë, sepse e prekim çdo ditë.

Fjalët e mira të cilat u përmendën këtu për Policinë e Shtetit, na rrisin akoma më shumë përgjegjësinë dhe njëkohësisht na motivojnë që ne të përgjigjemi çdo ditë dhe të jemi të gatshëm për të siguruar rendin dhe qetësinë.

E dimë dhe jemi të ndërgjegjshëm edhe vetë, që Policia sot pavarësisht performancës që ne po bëjmë çdo ditë apo rezultatet, ne kemi defekte, kemi mangësi, mangësi të cilat ndoshta edhe në pyetjet tuaja u bënë prezente dhe këtu tek ne.

Dhe unë do doja t'ju jepja përgjigje disa nga pyetjeve në lidhje me atë çfarë ne po planifikojmë, në punën tonë të përditshme, për të përmirësuar dhe për ta sjellë nivelin e Policisë Shqiptare, si Policitë e tjera simotra, ku ne duam të aderojmë.

Po e nis dhe unë, nuk dua të përsëris Drejtorin Vendor të Policisë, në lidhje me problematikën e shfaqur nga qytetari i cili ishte përfaqësues i komunitetit rom.

Do t'ju lutesha shumë që nën arsyen apo shkakun e gjendjes sociale, ne për një arsye apo disa arsye nuk duhet të shkelim disa norma të cilat kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë rrugore.

Aktualisht segmenti rrugor i cili kalon nga Miloti dhe që kalon mes përmes qarkut tuaj apo rruga e Kombit, janë magjistrale, të cilat nuk kanë një ngarkesë të vogël, por kanë një ngarkesë të konsiderueshme të lëvizjes së mjeteve dhe duhet të jeni të ndërgjegjshëm që këto motomjete apo triçikla, janë mjete të krijuara në mënyrë artizanale, janë mjete që në çdo moment bëhen burim rreziku dhe shkaktojnë aksidente.

Në qoftë se ne i konsiderojmë dhe marrim në analizë statistikat vjetore, të jeni të sigurt që përdorimi i këtyre mjeteve në këto segmente rrugore, është një nga shkaqet kryesore të cilat kanë sjellë të lënduar apo humbje jetësh.

Kështu që pavarësisht pjesës sociale, unë do t'ju lutesha shumë që edhe ju të na mirëkuptoni dhe të bëheni pjesë e zgjidhjes së këtij problemi, duke respektuar këtë normë të sjelljes, jo sepse e kërkon thjesht një punonjës i Policisë Rrugore, por duhet të jeni të ndërgjegjshëm që kjo ndikon në rritjen e sigurisë rrugore për të gjithë qytetarët.

Në lidhje me pjesën e trajtuar nga operatori turistik z. Anton Jaku, përsa i përket masave që kemi marrë për sezonin turistik, absolutisht që besoj dhe këtu në Lezhë pas një jave apo dy javësh, do të çelet sezoni turistik.

Fatmirësisht Lezha, aktualisht është një destinacion turistik për të gjithë Shqipërinë, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për shtetas të tjerë, të cilët e frekuentojnë Lezhën dhe kjo është falë meritës së shërbimit që ofron komuniteti dhe ju si operatorë të Lezhës, por njëkohësisht besoj edhe meritë e Policisë së Shtetit, për parametrat e sigurisë, të cilat kanë arritur qoftë gjatë viteve të kaluara në atë çfarë ne kemi planifikuar për këtë vit dhe ju siguroj që nga Drejtoria e Përgjitshme në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Lezhës, është përgatitur një plan i detajuar, përsa i përket mbulimit dhe kontrollit të territorit, për të parandaluar së pari çdo lloj ngjarje, por njëkohësisht për t'ju përgjigjur edhe të gjithë situatave që ne mund të na krijohen gjithmonë, duke patur parësore sigurimin e një sezoni turistik ndryshe.

Kjo e fokusuar jo vetëm ne sigurinë rrugore, jo vetëm në parametrat e sigurisë në tërësi, por njëkohësisht duke u fokusuar dhe në masat parandaluese për disiplinimin ndaj lëvizjës së mjeteve lundruese, si të mjeteve të motorit të ujit apo të mjeteve të tjera detare, të cilët shërbejnë për transport duke krijuar një udhëzues, i cili i ka kaluar dhe qeverisjes vendore, përsa i përket mënyrës sesi duhet të procedojë, për të disiplinuar korridoret e hyrje-daljeve të mjeteve lundruese në zonat turistike.

Përgjegjësia që duhet të ketë dhe qeverisja vendore për t'i përmbushur këto detyrime, njëkohësisht edhe sanksionet që duhet të marrë Policia e Shtetit.

Pra kemi disa muaj në të cilët kemi punuar në lidhjen me punën parapërgatitore për të patur një sezon turistik ndryshe.

Përsa i përket pjesës tjetër, me komandimet apo me lëvizjet e shpeshta të punonjësve të Policisë është një e metë që ne po konstatojmë dhe vetë, jo për të bërë autokritikë këtu përpara jush, por sinqerisht dhe në forumet e tjera e kemi konstatuar këtë si problematikë dhe ndoshta duhet të jetë një nga detyrat e mia si Drejtor i Përgjithshëm, që të ngre grupe pune dhe të ristrukturojmë udhëzimet dhe aktet, të cilat normojnë më mirë këtë pjesë dhe të parandalojmë lëvizjet e shpeshta të punonjësve të Policisë.

Kur punonjësi i Policisë ka rezultate, ka performancë të mirë dhe ne mos të bëhemi pjesë e lëvizjes jo të motivuar.

Në lidhje me prezencën e shtuar të shërbimeve të Policisë së Shtetit që ngriti shef Alfredi në qoftë se më lejon dhe mua që të drejtohem kështu.

Përsa i përket prezencës së madhe në rrugë, në momente të caktuara, kur ne si qytetarë nuk respektojme normat e sjelljes dhe detyrimet që kemi përsa i përket Kodit Rrugor, nuk respektojmë sinjalistikën rrugore, ne si Polici e Shtetit jemi të detyruar të kemi një prezencë më të shtuar të punonjësve të Policisë, sepse duhet dhe kërkojmë që të zbatojmë më së miri këto detyrime dhe nisur nga ky konstatimi juaj, unë do të përfitoja nga prezenca shumë e madhe e qytetarëve këtu, që të ndikojmë sado pak çdonjëri nga ne, për tu bërë pjesë e respektimit të rregullave, pjesë e respektimit të ligjit, sepse duke respektuar rregullat dhe ligjet do të vijë paralelisht edhe lëvizja dhe largimi i prezencës të punonjësve të Policisë nga rruga, sepse nuk do të jetë e nevojshme.

Kështu që dhe një herë ju falënderoj për prezencën këtu dhe ju premtoj që Policia e Shtetit do të jetë gjithmonë në mbështetjen tuaj, për të siguruar parametrat e rendit dhe të sigurisë.

Faleminderit!

lezhe forumi 2

lezhe forumi 6

lezhe forumi 7

lezhe forumi 8

lezhe forumi 9

lezhe forumi 11

lezhe forumi 12

lezhe forumi 13

lezhe forumi 14

lezhe forumi 15

lezhe forumi 16

lezhe forumi 17

lezhe forumi 18

lezhe forumi 3

lezhe forumi 4

 

Arkiva

Tetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4