Akademia e Sigurisë/Ceremoni përkujtimore në kuadër të 5 Majit "Ditës së Dëshmorëve të Atdheut".

Akademia e Sigurisë/Ceremoni përkujtimore në kuadër të 5 Majit "Ditës së Dëshmorëve të Atdheut". ( video e plotë e aktivitetit)ceremonia maj 2018 1

Në kuadër të 5 Majit, "Ditës së së Dëshmorëve të Atdheut", në Akademinë e Sigurisë u zhvillua ceremonia përkujtimore në nderim dhe vlerësim të aktit sublim të punonjësve të Policisë të rënë në krye e për shkak të detyrës.

Në ceremoni ishin të pranishëm familjarë të Dëshmorëve të Policisë, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, efektivë të policisë, si dhe përfaqësus të misioneve policiore dhe oficerët ndërlidhës.

Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit . (për video kliko mbi link)

"I nderuar z. Ministër,

Të dashur familjarë të kolegëve tanë të shtrenjtë,

Të nderuar të ftuar dhe pjesëmarrës,

Dita e sotme është një ditë tepër solemne dhe një ditë ku të gjithë ne ndalojmë për një moment, për të sjellë në kujtesë të gjithë ata djem e burra, punonjës policie, të cilët dhanë jetën e tyre për një ide të madhe, për një simbol të shenjtë, për një jetë më të denjë.

Dhe ndërsa i kalojmë të gjithë me radhë në filmin e kujtesës, dhimbja dhe krenaria, janë dy ndjenja që na bashkojnë të gjithëve sot.

Në ditë të tilla është e vështirë të gjesh fjalën dhe shprehjen e duhur, për të shprehur dhimbjen që ju dhe ne ndjejmë nga mungesa e tyre. Nuk gjenden fjalë të nderojmë aq sa duhet sakrificën e tyre, të lartësojmë aq sa e meriton, aktin më sublim i dhënies së jetës. Dhe ndoshta heshtja bëhet më e vyer dhe më kuptimplotë në të tilla momente dhe veçanërisht para këtij memoriali të shenjtë.

Megjithatë, Dita e Dëshmorëve është gjithashtu edhe dita e krenarisë, është dita e nderimit të vlerave dhe ideve, për të cilën 222 punonjësit e Policisë dhanë jetën e tyre.

Sot të gjithë ne mblidhemi dhe reflektojmë mbi vlera të tilla si nderi, sakrifica, detyra e përkushtimi. Dhe kur vlera të tilla lartësohen nga vepra të tilla sublime si dhënia e jetës, të gjithë ne që mbajmë uniformën e policisë, djemtë e vajzat, burrat e gratë e Policisë së Shteti, jemi krenar që ishim shokët, miqtë dhe kolegët e këtyre martirëve.

Shembulli i tyre na frymëzon dhe na motivon për të vazhduar më tej për të përmbushur misionin për të cilin ata u sakrifikuan, për të mbrojtur vlerat më të mira të një shoqërie demokratike, për të ofruar më shumë rend dhe siguri në shoqëri të trazuar si kjo e jona.

Të nderuar pjesëmarrës,

Duke qenë këtu para jush sot, kam nderin e veçantë t’ju përcjell mbështetjen dhe vlerësimin e të gjithë punonjësve të policisë, si dhe tu sigurojë se asnjëherë vëmendja dhe kujdesi jonë ndaj jush nuk do të mungojë.

Emrat e 222 punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës, janë skalitur në murin tonë të kujtesës.

Lavdi për jetë të rënëve të Policisë së Shtetit!

I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre!

ceremonia maj 2018 01

ceremonia maj 2018 2

ceremonia maj 2018 3

ceremonia maj 2018 4

ceremonia maj 2018 5

ceremonia maj 2018 6

ceremonia maj 2018 7

ceremonia maj 2018 8

ceremonia maj 2018 9

ceremonia maj 2018 10

ceremonia maj 2018 11

ceremonia maj 2018 12

ceremonia maj 2018 13

ceremonia maj 2018 14

ceremonia maj 2018 15

ceremonia maj 2018 16

ceremonia maj 2018 17

ceremonia maj 2018 18

ceremonia maj 2018 19

ceremonia maj 2018 20

ceremonia maj 2018 22

ceremonia maj 2018 23

Arkiva

Maj 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3