Veliu, Hodaj e Kuko në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë me fëmijët e dëshmorëve të Policisë më rastin e festës së "1 Qershorit"

Veliu, Hodaj e Kuko në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë me fëmijët e dëshmorëve të Policisë më rastin e festës së "1 Qershorit"1 qershor 1 2018 2

Me rastin e festës së “1 Qershorit” Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë organizoi një aktivitet festiv me fëmijët e Dëshmorëve (për video kliko mbi link)

të rënë në krye të detyrës ku të pranishëm ishin Zv. Ministri i Brendshëm Z. Julian Hodaj, Zv. Ministrja e Brendshme Znj. Romina Kuko, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ardi Veliu, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Kastriot Skënderaj dhe punonjës të strukturave të ndryshme të Policisë.

Në fjalën e tij Drejtori i Përgjithshëm Veliu uroi fëmijët e dëshmorëve të Policisë:
"Sinqerisht ndjehem shumë i lumtur që në këto momente jemi së bashku. Kjo është një ditë shumë e gëzuar për juve dhe unë si Drejtor i Përgjithshëm, si prind, si një familjar, si një miku juaj edhe një herë ju uroj: Gëzuar 1 Qershorin!"

Drejtori u premtoi fëmijëve se edhe në të ardhmen do të punohet çdo ditë e më shumë për ta bërë Shqipërinë një vend më të sigurt dhe të jetueshëm:
"Ju premtoj se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ashtu si deri tani dhe në të ardhmen do të ketë një vëmendje të veçantë për ju, për faktin sepse baballarët tuaj kanë dhënë jetën për një kauzë shumë të madhe dhe janë një motiv shumë i madh për ne, për sigurimin e vendit dhe të sigurisë duke na motivuar çdo ditë për të punuar sa më fort, me qëllim bërjen e Shqipërisë një vend sa më të jetueshëm dhe të lumtur. Nuk dua që të zgjatem më sepse dua që t'ua lë animatorëve dhe pjesës festive. Dua dhe njëherë t'ju uroj Gëzuar!"

Gjatë këtij aktiviteti u shpërndanë dhurata për fëmijët dhe u zhvilluan lojëra argëtuese nga animatorët pjesëmarrës në aktivitet.

Në të gjithë vendin nga Drejtoritë Vendore të Policisë janë organizuar evente me fëmijë në ambientet e policisë dhe punonjësit e policisë kanë qenë të pranishëm në festën e fëmijëve.

 

 

 

 

1 qershor 1 2018 2

1 qershor 1 2018 1

1 qershor 1 2018 3

1 qershor 1 2018 4

1 qershor 1 2018 5

1 qershor 1 2018 6

1 qershor 1 2018 7

1 qershor 1 2018 8

1 qershor 1 2018 9

1 qershor 1 2018 10

1 qershor 1 2018 11

1 qershor 1 2018 12

1 qershor 1 2018 13

1 qershor 1 2018 14

1 qershor 1 2018 15

1 qershor 1 2018 16

1 qershor 2018 18

 

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2