Slloveni - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu merr pjesë në konferencën kundër radikalizmit të dhunshëm

SlloveniSlloveni 7.06.2018

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i shoqëruar nga Drejtori i Antiterrorit Gledis Nano mori pjesë në konferencën kundër radikalizmit të dhunshëm.

Në Brdo, Slloveni u zhvillua konferenca përmbyllëse e projektit për ndërgjegjësimin dhe inkurajimin e institucioneve për rritjen e kapaciteteve në këtë kuadër, në Ballkanin Perëndimor.

Ky projekt është pjesë e nismës, iniciativa kundër terrorizimit në Ballkanin Perëndimor.

Në konferencë morën pjesë Drejtuesit e Policive dhe të Antiterrorit të vendeve të rajonit: Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Sllovenia, Serbia dhe Kroacia.

Gjatë konferencës u shkëmbyen eksperiencat më të mira si dhe u diskutua për të forcuar më tepër bashkëpunimin dhe koordinimin në të ardhmen.

Një pikë tjetër e diskutimeve ishte dhe fluksi migrator, kryesisht për migrantët e paligjshëm që vijnë nga zonat e konfliktit.

Të gjitha shtetet pjesëmarrëse janë të angazhuara maksimalisht për parandalimin dhe goditjen e këtyre fenomeneve.

 

 

 

 

Sloveni 7.06.2018

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2