Berat, Veliu respekt e vlerësim për punonjësin e Policisë Bakëri

BeratHomazhe - 26 2018 4

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ardi Veliu, sëbashku me Zëvendësministrin e Brendshëm z.Julian Hodaj morën pjesë në ceremoninë e lamtumirës së punonjësit të Policisë Rrugore Inspektor Myslim Bakëri, i cili humbi jetën në detyrë.

Drejtori Veliu, pas homazheve ka lënë një shënim në librin e kujtimeve në nder të punonjësit të Policisë Myslim Bakëri.

Veliu ka shprehur respektin dhe vlerësimin maksimal për punën dhe përkushtim ndaj detyrës, duke e cilësuar Myslim Bakërin si kartotekë të Policisë Rrugore.

"Në kujtim të punës dhe përkushtimit tuaj të palodhur për një periudhë 42-vjeçare në Policinë e Shtetit. U prehsh në paqe".

I përjetshëm kujtimi i tij!

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2