Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, vlerëson me Certifikatë “Për shërbime të dalluara” dhe “Certifikatë të Karrierës”, tre oficerë të nivelit të mesëm dhe drejtues në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, vlerëson me Certifikatë “Për shërbime të dalluara” dhe “Certifikatë të Karrierës”, tre oficerë të nivelit të mesëm dhe drejtues në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.Veliu 1 gusht

Gjatë ceremonisë së organizuar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm, Drejtues Madhor Ardi Veliu, u ka akorduar Certifikatë “Për Shërbime të dalluara" Drejtues i Parë Xhafer Barjamit dhe Drejtues Skënder Dodës, me motivacionin "Për merita të veçanta, profesionalizëm dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës në shërbim të Policisë së Shtetit", si dhe “Certifikatën e Karrierës” Kryekomisar Naim Baboçit, me motivacionin "Për kontribut të veçantë në rritjen e standarteve të rendit dhe sigurisë publike në shërbim të Policisë së Shtetit".

Veliu:

"Është një kënaqësi e veçantë për mua sot, që të vlerësoj me certifikatë, kontributin e tre punonjësve të nderuar të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të cilët gjatë gjithë viteve të punës në shërbim të Policisë, kanë demonstruar vlera të larta njerëzore dhe profesionale.

Një vlerësim dhe falënderim të veçantë, i përcjell z. Naim Baboçi, i cili tashmë e ka mbyllur kapitullin e gjatë dhe intensiv të shërbimit të tij në strukturat e Policisë së Shtetit, ku është shquar për devotshmëri e përkushtim, duke shpalosur një figurë dinjitoze të punonjësit të policisë, në respekt të etikës policore.

Z. Baboçi ka dhënë një kontribut të çmuar në hartimin e programeve për mbrojtjen e dëshmitarëve të drejtësisë, menaxhimin e trupës operacionale me nivel të lartë teknik e profesional, sipas standarteve bashkëkohore.

Po ashtu një kontribut të rëndësishëm ka dhënë në parandalimin dhe zbulimin e veprave penale me karakter terrorist, gjatë shërbimeve të ndryshme për garantimin e rendit e të sigurisë publike, apo gjatë operacioneve policore të zhvilluara nga Forcat Lëvizëse Operacionale, duke bërë të mundur kapjen e autorëve të veprave penale me rrezikshmëri të lartë, si edhe në drejtim të rritjes së standarteve dhe në zhvillimin e vazhdueshëm të procesit të kriptimit të materialeve shifrare.

Në përfundim të rrugëtimit të tij në strukturat e Policisë së Shtetit, është në nderin tim, t’i akordoj z. Baboçi “Certifikatën e Karrierës”, duke i përcjellë njëherazi edhe urimet më të mira për një jetë sa më aktive dhe sa më pranë Policisë së Shtetit, pasi kontributi i tij në çfarëdolloj rrethane, është gjithmonë një vlerë e shtuar për organizatën e policisë.

Të nderuar pjesëmarrës,

Një tjetër vlerësim sot shkon për Drejtues i Parë Xhafer Barjamin dhe Drejtues Skënder Dodën, të cilët në veprimtarinë e tyre gjatë viteve të punës në Policinë e Shtetit, kanë një historik me rezultate të suksesshme në përmbushjen e detyrave, si dhe në hartimin e akteve ligjore që normojnë veprimtarinë e Policisë së Shtetit.

Z. Barjami ka shërbyer me devotshmëri për mbi 20 vite në fushën e menaxhimit të financave në strukturat policore, duke dhënë kontributin e tij në menaxhimin me efikasitet të tyre.

Ndërkohë z. Doda përgjatë 25 viteve, ka dhënë kontributin e tij në shumë drejtime në Policinë e Shtetit, duke kryer një sërë detyrash si në Akademinë e Policisë, në Drejtorinë e Forcave Speciale e të Ndërhyrjes së Shpejtë, në Drejtorinë e Studimeve Strategjike, etj.

Z. Barjami dhe z. Doda, gjatë gjithë viteve të shërbimit në Policinë e Shtetit, janë shquar për aftësi profesionale, korrektësi dhe efektivitet në ushtrimin e detyrës me një figurë të pastër morale, duke gëzuar respektin e të gjithëve.

Prandaj është një kënaqësi e veçantë për mua, që më jepet rasti të vlerësoj kontributin e tyre, duke akorduar “Certifikatën e Karrierës” për Drejtues i Parë Xhafer Barjamin dhe “Certifikatën për Shërbime të dalluara” për Drejtues Skënder Dodën.

Përfitoj nga rasti t’ju uroj suksese të mëtejshme në detyrën tuaj në shërbim të Policisë së Shtetit dhe mbarësi në jetën dhe familjet tuaja"

Baboçi, Barjami e Doda, gjatë fjalës së tyre, kanë falënderuar Drejtor Veliun për vlerësimin dhe vëmëndjen që po tregon, duke vlerësuar punën dhe kontributin e gjithsecilit në Policinë e Shtetit, çka është një motiv për efektivët, për më shumë angazhim e përkushtim në përmbushje të detyrave që ata kryejnë.

002

003

004

005

006

007

008

009

010

 

Arkiva

Tetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4