Zyra Federale Kriminale Gjermane i dhuron 5 automjete Task-Forcës Qendrore në Departamentin e Policisë Krimnale në Policinë e Shtetit

Zyra Federale Kriminale Gjermane i dhuron 5 automjete Task-Forcës Qendrore në Departamentin e Policisë Krimnale në Policinë e Shtetit.zfgj7

Në ceremoninë e dhurimit të automjeteve ishte e pranishme Ambasadorja e Gjermanisë SH. S. Znj. Susanne Schütz.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, falënderoi Ambasadoren e Gjermanisë SH. S. Znj. Susanne Schütz për ndihmën e vazhdueshme dhe serioze të Policisë Gjermane dhe theksoi se marrëdhëniet mes dy policive janë mjaft të mira. Policia e Shtetit është e angazhuar në operacionin "Forca e Ligjit", me qëllim goditjen e grupeve kriminale duke bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët për këtë qëllim.

SH.S.Znj. Susanne Schütz theksoi se kjo nuk është vetëm ndihmë në vlerë materiale, por është tregues i qartë i besimit dhe mbështetjes së vazhdueshme për Policinë e Shtetit. Në vijim Znj. Ambasadore shprehu bindjen e saj se rezultatet në të ardhmen do të jenë akoma më pozitive në saj të bashkëpunimit të ndërsjelltë dhe ndihmës së vazhdueshme nga Gjermania, pasi Shqipëria është një partner shumë i rëndësishëm i këtij shteti.

Kjo ndihmë vjen në kuadër të asistencës që BKA ka dhënë për Task Forcën, në kuadër të kësaj asistence, ishte dhe dhurimi i 5 automjeteve, me një vlerë totale 70.000 Euro.zfgj 1

zfgj2

zfgj3

zfgj4

zfgj7

zfgj8

 

Arkiva

Tetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4