Policia Federale Gjermane i dhuron 10 automjete me vlerë 127 mijë Euro, Policisë Kufitare për shërbimet e mbikëqyrjes së kufirit.


Policia Federale Gjermane i dhuron 10 automjete me vlerë 127 mijë Euro, Policisë Kufitare për shërbimet e mbikëqyrjes së kufirit.Foto 1 4.09.2018

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të automjeteve të dhuruara. (për video kliko mbi link)

Ambasadorja Gjermane në Shqipëri, Znj.Susanne SCHÜTZ e pranishme në ceremoninë e dhurimit e cilësoi bashkëpunimin me Policinë e Shtetit si të shkëlqyer, dhe premtoi se edhe në të ardhmen Policia dhe qeveria gjermane do të mbështesin Policinë e Shtetit qoftë në asistencë teknike ashtu edhe në atë logjistike si dhe inkurajoi Drejtorin Veliu për forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi në të ardhmen.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, e vlerësoi si mjaft efikase këtë ndihmë dhe theksoi se bashkëpunimi me partnerët është prioritet i punës së Policisë së Shtetit. Këto automjete do të shërbejnë në rritjen e forcës goditëse si dhe në kontrollin më të mirë të kufirit tokësor për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme si dhe të migracionit të paligjshëm.

VELIU:

"Për Policinë e Shtetit, bashkëpunimi me partnerët është një faktor kyç, në arritjen e suksesit në luftën kundër krimit të organizuar, dhe atij ndërkufitar.

E vlerësojmë dhe e çmojmë shumë të rëndësishëm këtë mbështetje qoftë në asistencë profesionale ashtu edhe me ndihmë logjistike dhe teknike.

Gjej rastin të konfirmoj se në këtë drejtim shteti gjerman ka dhënë një kontribut të çmuar ndër vite. Është fakt tashmë që marrëdhëniet e bashkëpunimit me autoritetet ligjzbatuese gjermane dhe sidomos me policinë gjermane, janë të shkëlqyera.

Sot po na dhurohen 10 mjete, me një vlerë 127 mijë euro, të cilat janë të destinuara për mbikëqyrjen në kufirin tokësor, ndërkohë, që në Janar të vitit 2017, u dhuruan dhe 5 automjete të tjera me vlerë 80 mijë euro.

Tashmë bashkëpunimi midis policive tona është konkret dhe aq më tepër operacional, përmend këtu realizimin e operacionit të përbashkët me vendet e rajonit “Drino 2018”, ku nëpërmjet Agjencisë për Bashkëpunimin Ndërkombëtar GIZ, qendra Federale Gjermane bashkëfinancoi zhvillimin e këtij operacioni.

Ne po punojmë sëbashku për më shumë siguri dhe për më tepër po unifikojmë veprimet tona për të realizuar objektivat në luftën kundër paligjshmërisë.
Ndaj e vlerësoj dhe e konsideroj shumë të rëndësishme këtë ndihmë pasi është një kontribut i drejtpërdrejtë në forcimin e kapaciteteve të policisë kufitare për mbikëqyrjen e kufirit".


SCHÜTZ:

"Qeveria Federale i jep një kontribut tjetër shumë të rëndësishëm në forcimin e ruajtjes së kufirit përmes Policisë kufitare Shqiptare, duke rritur njëkohësisht edhe sigurinë e kufijve të Europës.

Përmes vizitave të shpeshta në stacionet e policisë kufitare por edhe në të ashtuquajturin kufi të gjelbër, veçanërisht atë me Greqinë, kemi përftuar një panoramë shumë të mirë rreth gjendjes në kufirin shqiptar, por njëkohësisht edhe rreth domosdoshmërisë, i një baze më të mirë materiale në funksion të realizimit të një veprimtarie me kaq shumë përgjegjësi, gjë që është edhe në interesin gjerman dhe europian.

Ne do të vazhdojmë të angazhohemi edhe në të ardhmen për mbështetjen materiale të Policisë Shqiptare të Kufirit, përmes qeverisë Federale.

Bashkëpunimi me strukturat e policisë është një aspekt i bashkëpunimit tonë të shkëlqyer, ndaj më lejoni t’ju falënderoj edhe ju përzemërsisht, për këtë bashkëpunim mjaft të mirë sikurse dhe t’ju inkurajoj për bashkëpunimin në të ardhmen".

foto 2 04.09.2018

foto 3 04.09.2018

foto 4 04.09.2018

foto 5 04.09.2018

foto 7

foto 08.092018

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30