Delegacioni i lartë i Presidiumit të Policisë Çeke, u prit dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ardi VELIU.

Delegacioni i lartë i Presidiumit të Policisë Çeke, i kryesuar nga Kolonel Mgr. Pavel OSVALD, Drejtor i Departamentit për Shërbimet Mbështetëse në Presidiumin e Policisë Çeke zhvilloi një vizitë disa ditore në Policinë e Shtetit. 

Vizita kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e përvojave dhe përcaktimin e fushave të bashkëpunimit të mëtejshëm midis Strukturave të Shërbimeve Mbështetëse të dy Policive.

Delegacioni i lartë i Presidiumit të Policisë Çeke, u prit dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ardi VELIU.

VELIU - OSVALD vlerësuan marrëdhëniet e bashkëpunimit të deritanishme dhe u dakordësuan për shtrirjen e këtij bashkëpunimi në fushën e infrastrukturës dhe projekteve, në marrjen e pozicionit lider nga Policia Çeke për përshkrimin e projekteve në bashkëfinancim me BE-në, për ndihmë në kryerjen e akreditimit të Laboratorit Shkencor, si dhe për ndihmesë në fushën e teknologjisë dhe informacionit sidomos në projektin madhor që po përgatit Policia Shqiptare në fushën e Radio -Komunikimit me teknologjinë e re (LTE) . Gjithashtu u ra dakord që ky bashkëpunim të konkretizohet edhe me binjakëzimin e dy Departamenteve të Shërbimeve Mbështetëse të të dy Policive.

Në vijim, Delegacioni i lartë i Presidiumit të Policisë Çeke, zhvilloi një takim me përfaqësues të Departamentit të Shërbimeve Mbështetëse, të kryesuar nga Drejtori i Departamentit të Shërbimeve Mbështetëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Drejtues i Lartë Theodhori Gravani.

Gjatë vizitës disa ditore, delegacioni i Policisë Çeke zhvilloi edhe një takim me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë .

Po gjatë vizitës në vendin tonë, Delegacioni i lartë i Presidiumit të Policisë Çeke zhvilloi një vizitë në ambientet e Repartit Special për Kufirin dhe Migracionin ”DELTA” në Vlorë ku inspektuan mjetet lundruese dhuratë e BE-së për Policinë Shqiptare dhe shërbimet për mbikëqyrjen e kufirit detar. Nga ana e Delegacionit të Policisë Çeke u premtua për realizimin e stërvitjeve të përbashkëta të këtyre forcave si dhe për trajnime në Çeki e në vende të tjera të BE-së.

FOTO1 CEKU 14.09.2018 2

FOTO1 CEKU 14.09.2018 3

FOTO1 CEKU 14.09.2018 4

FOTO1 CEKU 14.09.2018 5

FOTO1 CEKU 14.09.2018 6

FOTO1 CEKU 14.09.2018 7

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30