Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, gjatë punimeve të Konventës së Drejtorëve të Policive Evropiane

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, gjatë punimeve të Konventës së Drejtorëve të Policive Evropiane që u zhvillua në Hagë, Holandë, ka zhvilluar një sërë takimesh bilaterale me delegacione të Policive të vendeve evropiane dhe Policisë amerikane

 

Drejtor Veliu zhvilloi takime me delegacionet e Policisë amerikane, spanjolle e franceze.

Përfaqësuesit e delegacioneve gjatë bisedës me Drejtor Veliun, kanë shprehur vlerësimet për punën e Policisë shqiptare, për bashkëpunimin dhe seriozitetin e treguar gjatë operacioneve të përbashkëta për goditjen e grupeve kriminale, apo në drejtim të shkëmbimit të informacionit për hetimin e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit të organizuar, krimeve ndaj personit, si dhe atë të luftës kundër terrorizmit.

Gjithashtu gjatë takimeve u ra dakort që ky bashkëpunim të thellohet më tej, duke përsosur format dhe metodat për të hetuar dhe zhvilluar operacione të përbashkëta për goditjen e krimit të organizuar.

Përfaqesuesi i delegacionit amerikan Ricardo Colon, falenderoi në mënyrë të veçantë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Z.Veliu për bashkëpunimin shumë të mirë në të gjitha fushat me agjencitë ligj zbatuese të SHBA-së.

Drejtor Veliu ka siguruar homologët se Policia e Shtetit është e orientuar dhe e fokusuar tek operacioni “Forca e Ligjit“ në veprim për goditjen e grupeve kriminale, duke bashkëpunuar me homologët.

Konventa zhvilloi punimet prej dy ditësh, ku morën pjesë delegacione nga të gjitha vendet e botës, përfshirë edhe institucionet ligj zbatuese të Bashkimit Europian EUROPOL, FRONTEX, EUROJUST, por edhe agjensitë e tjera ligj zbatuese si INTERPOL, DEA etj.

WhatsApp Image 2018-09-28 at 10.03.47

WhatsApp Image 2018-09-28 at 10.03.461

DREJTORITAKIM28092018

Arkiva

Dhjetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6