Mbyllen punimet e Konventës të Drejtorëve së Policisë Kriminale të Evropës Juglindore

Sot mbylli punimet Konventa e Drejtorëve të Policisë Kriminale të Evropës Juglindore: "Sfidat e Sigurisë lidhur me Krimin e Organizuar, Krimet e Rënda dhe Rritjen e Flukseve Migratore, dhe Kontributi për veprimet e IISG", e cila u zhvillua në Tiranë nga data 01-03 Tetor 2018. Ky takim i rëndësishëm u organizua nga Shqipëria, e cila ka kryesinë e radhës së Konventës së Bashkëpunimit Policor në Evropën Juglindore (PCC SEE).

Në Konventë përveç Drejtorëve të Policisë Kriminale të vendeve Palë të Konventës së bashkëpunimit Policor për Europën Juglindore, morën pjesë dhe partnerë të tjerë dhe organizma ndërkombëtare, si Europol, DEA, Eurojust, UNODC, IPA, SELEC, etj që në fokus kanë çështje të zbatimit të ligjit dhe bashkëpunimin policor rajonal dhe më gjerë.

Në fund të punimeve nga të gjithë të pranishmit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm me Policinë e Shtetit, si dhe u ra dakord që ky bashkëpunim të thellohet në drejtim të shkëmbimit në kohë reale të informacionit nëpërmjet PCC SEE si koordinator, të thellohet lufta ndaj trafiqeve të paligjshme dhe kontrabandimit të migrantëve, si dhe të zhvillohen hetime dhe operacione të përbashkëta për goditjen e grupeve kriminale të cilat sot kanë natyrë dhe shtrirje ndërkombëtare.

Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Eduart Merkaj në emër dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, siguroi homologët dhe pjesëmarrësit e agjencive ligjzbatuese se Policia e Shtetit është e vendosur dhe e fokusuar në luftën kundër krimit të organizuar, e cila sot ndjek një qasje më gjithëpërfshirëse dhe efikase përmes "Operacionit - Forca e Ligjit" si dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët me qëllim evidentimin dhe goditjen e plotë të grupeve kriminale, duke zhvilluar hetime dhe operacione të përbashkëta për këtë qëllim.

konventa 04.10.2018 2

konventa 04.10.2018 3

konventa 04.10.2018 4

konventa 04.10.2018 5

konventa 04.10.2018 6

konventa 04.10.2018 7

konventa 04.10.2018 8

konventa 04.10.2018 9

konventa 04.10.2018 10

Arkiva

Dhjetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6