Zyra Qendrore e Luftës kundër Kriminalitetit në Francë dhuron pajisje për Task-Forcën “Anti Skifter” dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Zyra Qendrore e Luftës kundër Kriminalitetit në Francë dhuron pajisje të teknologjisë së avancuar për Task-Forcën “Anti Skifter” dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Drejtori Veliu pret Drejtuesin e Xhandarmërisë së Francës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu priti një delegacion francez nga Zyra Qendrore e Luftës kundër Kriminalitetit, kryesuar nga gjenerali i Xhandarmërisë, z.Bernard Thibaut.

Në fokus të takimit ishte forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, identifikimi i fushave në të cilat ky bashkëpunim mund të fuqizohet më tej.

Në fund të takimit në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u ekspozuan pajisjet qe u dhuruan në kuadër të programit “Empact” të Europol, si: drone, aparate fotografike, kamera, radio, mikrofon, dylbi dhe njësi qendrore kompjuterike për regjistrimet video. Pajisjet, të një teknologjie të avancuar do të përdoren nga Task-Forca “Anti Skifter” dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Pajisje 1 24.10.2018 1

Pajisje 1 24.10.2018 2

Pajisje 1 24.10.2018 3

Pajisje 1 24.10.2018 4

Pajisje 1 24.10.2018 5

Pajisje 1 24.10.2018 6

Pajisje 1 24.10.2018 7

Pajisje  24.10.2018 8

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2