Dubai, Drejtori Ardi Veliu takon znj. Lynne Owens, Drejtoreshën e NCA-së të Britanisë së Madhe

DubaiWhatsApp Image 2018-11-20 at 5.51.24 PM

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu gjatë prezencës në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit në Dubai, ka takuar ditën e sotme znj. Lynne Owens (Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjensisë Kombëtare për Krimin - NCA), të Britanisë së Madhe.

Veliu dhe Owens kanë vlerësuar marrëdhëniet e deritanishme mes Policisë së Shtetit dhe Policisë britanike, si dhe kanë theksuar nevojën e forcimit të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve, sidomos të policive kriminale të të dy vendeve, me qëllim shkëmbimin e informacionit në kohë reale, bashkëpunimin dhe bashkërendimin në realizimin e operacioneve të përbashkëta, në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Owens ka vlerësuar rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit dhe veçanërisht nga Forca e Ligjit, si dhe ka premtuar mbështetje për Policinë Shqiptare në asistencë teknike dhe logjistikë.

Veliu nga ana e tij ka falënderuar znj. Owens për mbështetjen dhe vlerësimin dhe e ka siguar se Policia e Shtetit është e fokusuar në tre drejtime, në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, policiminin në komunitet dhe forcimin e marrëdhënieve me partnerët.

Asambleja e Përgjithshme e Interpolit vijon punimet edhe ditën e nesërme, ku Drejtori i Përgjithshëm do të zhvillojë një sërë takimesh me homolgët, në kuadër të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

 

 

WhatsApp Image 2018-11-20 at 5.51.24 PM

WhatsApp Image 2018-11-20 at 5.52.45 PM

Arkiva

Janar 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3