Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit me rastin e Ceremonisë së vënies në përdorim të shërbimeve policore të 134 automjeteve të reja

Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit me rastin e Ceremonisë së vënies në përdorim të shërbimeve policore të 134 automjeteve të rejamakinat6

I nderuar Zoti Kryeministër,

I nderuar Z. Ministër i Brendshëm,

I nderuar Z. Ambasador i BE-së në Shqipëri,

Të nderuar përfaqësues të Komisionit për Sigurinë Kombëtare,

Të nderuar pjesëmarrës,

Ceremonia e sotme, është e një rëndësie të veçantë, pasi sot Policisë së Shtetit i jepet një tjetër mbështetje në logjistikë, një mbështetje shumë e nevojshme dhe e domosdoshme për të përmbushur detyrat e saj.

Policia e Shtetit vit pas viti por sidomos vitet e fundit ka pësuar një transformim të dukshëm në mentalitet, profesionalizëm, infrastrukturë dhe logjistikë, çka ka sjellë një rritje të forcës parandaluese dhe goditëse të Policisë së Shtetit në luftë kundër krimit.

Këto komponentë të rëndësishëm, po përmirësohen muaj pas muaji, kjo falë mbështetjes së qeverisë shqiptare, të komunitetit si dhe të partnerëve tanë strategjikë.

Vitet e fundit Policia e Shtetit ka pësuar një reformim të thellë, çka e ka bërë dhe po e bën Policinë:

• Një shërbim policor më pranë qytetarëve dhe nevojave për siguri,
• Një shërbim policor më të trajnuar dhe më të paguar.
• Një shërbim policor të besueshëm në krah të partnerëve ndërkombëtarë me platforma bashkëpunimi rajonale dhe Euro-Atlantike në luftën ndaj krimit të organizuar, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
• Me prezantuese e më dinjitoze, me uniformë e mjete të reja.
• Me pajisje e sisteme teknologjie bashkëkohore.

Rinovimi i flotës të policisë me automjete të reja dhe cilësore, do të përmirësojë akoma më tej performancën e strukturave policore, duke ofruar një shërbim të shpejtë dhe efikas për publikun dhe njëkohësisht do të përmirësojë kushtet e punës dhe shërbimit të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Flota e re me 134 automjete do të përdoren në përmbushjen e detyrave të policisë në patrullim sipas juridiksionit të strukturave në kontrollin e territorit e policisë rrugore.

Kjo është mundësuar me financim të Buxhetit të Shtetit, me kontratë leasing operacional për 4 vite dhe është në vazhdën e projekteve të Qeverisë për modernizimin dhe përmirësimin e kapaciteteve logjistike të Policisë së Shtetit.

Marrja me qera e mjeteve te transportit rrugor sot konsiderohet si modeli më efektiv i përdorimit të flotave të makinave për qëllime pune në institucione, nisur nga avantazhet financiare dhe operative, të cilat janë të provuara në kohë.

Ne provuam për herë të parë gjatë vitit 2017, me fonde buxhetore leazingun operacional për një periudhë 4 vjeçare të 53 autoveturave, kryesisht për shërbimet e rendit dhe qarkullimit rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, e cila na rezultoi një eksperiencë e suksesshme, këto automjete përmirësuan në mënyrë të ndjeshme efikasitetin e shërbimeve të policisë, sigurojnë gadishmëri teknike 24 orë në ditë, mjetet janë të pajisura me të gjithë aksesoret e nevojshme të sinjalistikës vizuale, me GPI-es, duke mundësuar përdorimin efektiv e kontrollin real të vendodhjes së tyre.

Njëkohësisht ato sigurojnë garanci dhe komoditet në punë për punonjësit, duke rritur performancën e besimin e policisë në komunitet.

Këtij projekti të rëndësishëm i bashkëngjitet edhe dhurimi i 30 motoçikletave të reja nga OSHE, si rezultat i bashkëpunimit shumë të suksesshëm që kemi patur me këtë institucion gjatë kësaj periudhe.

Këto motoçikleta do t’i shikoni të patrullojnë nëpër rrugët e Kryeqytetit në përdorim të skuadrave “Shqiponja”, çka do të rrisë ndjeshëm efektivitetin, shpejtësinë dhe rezultatet e operacioneve të kësaj strukture shumë të veçantë për Policinë e Shtetit.

Me këtë rast shpreh falenderimet në emër të organizatës sonë për drejtuesit e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës dhe OSHE-në për mbështetjen që i japin Policisë në funksion të kryerjes së misionit të saj fisnik për ruajtjen e sigurisë publike e krijimin e kushteve sa më normale për qytetarët në të gjithë territorin e vendit.

Të nderuar pjesëmarrës.

Policia e Shtetit do të jetë gjithmonë e angazhuar për përmbushjen e prioriteteve të saj të vendosura në kuadër të procesit të anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në BE, të luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit si dhe të misionit për garantimin e rendit dhe sigurisë për qytetarët.

Duke pasur besim tek profesionalizmi dhe përkushtimi i çdo punonjësi policie, më lejoni që në emër të tyre, të shpreh edhe njëherë falenderimet për ndihmën e pakursyer dhe mbështetjen që na jep Kryeministri, Qeveria dhe Ministri i Brendshëm, dhe i siguroj se Policia e Shtetit, e cila po bëhet me profesionale, më e modernizuar në infrastrukturë, mjete e pajisje, do të jetë e motivuar, me vizion të qartë për të përballuar me sukses kryerjen e detyrave të ngarkuara, pa u thyer e tërhequr nga çdo presion e sulm që mund t’i bëhet asaj.

Ju faleminderit.

makinat1

makinat2

makinat3

makinat4

makinat5

makinat6

makinat7

makinatok8

X

makinat8

makinat9

makinat10

makinat11

makinat12

makinat13

makinat14

makinat15

makinat16

makinat17

makinat18

makinat19

makinat20

makinat21

makinat22

makinat23

makinat24

makinat25

makinat26

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4