SHOQATA NDËRKOMBËTARE E POLICISË, International Police Association IPA-SEKSIONI ALBANIA “Servo per Amici”-“Shërbejmë përmes Miqësisë”.

Në kuadër të përgatitjeve për antarësimin me të drejta të plota në Shoqatën Ndërkombëtare të Policisë IPA, gjatë ditës së sotme Seksioni Albania, zhvilloi një takim me përfaqësues të IPA-ës së Ballkanit perëndimor, në moton e kësaj shoqate “Servo per Amici”-“Shërbejmë përmes Miqësisë”.ipa shkurt 1

Të pranishëm në këtë takim, ishin Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari, Drejtori i Departamentit për Sigurinë Gjovalin Loka, përfaqësues të Komuniteteve Fetare, të Avokatit të Popullit, ish Drejtorët të Përgjithshëm të Polciisë ndërvite, veteranë të policisë dhe antarë të IIPAS, Seksioni Albania.

Në fjalën e hapjes Presidenti i IPA-Seksioni Albania, Skënder Doda, ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë takim njohës mbi Shoqatën Ndërkombëtare të Policisë (IPA), si dhe të seksionit të saj në Shqipëri, presidentët e Sekisoneve të IPA-s, të Ballkanit perëndimor për mbështejen dhe ndihmën që po i japin Seksionit të IPA Albania për tu antarësuar në IPA, përfaqësuesit e komuniteteve fetare, si dhe të ayre biznesmenëve ish-punonjës të Policisë së Shtetit që mundësuan sponsorizimin e këtij takimi. Më tej Z.Doda ka bërë një përshkrim të shkurtër mbi formimin e IPA-s, shtrirjen dhe qëllimin e saj.

Zëvendësministri i Brendshëm Z.Lamallari në emër të ministrit të Brendshëm Lleshaj falenderoi të gjithë të pranishmit duke shprehur vlerësimin mbështetjen e Ministrisë së Brendshme për IPA, Seksioni Albania. Takimi i sotëm është një mundësi shumë e mirë, pasi ka sjellë përfaqësues nga shumë organizata të policisë nga vendet e Ballkanit për të diskutuar tema me shumë rëndësi.

Më pas përfaqëuesit e komuniteteve fetare kanë vlerësuar punën e policisë, dhe kanë bërë thirrje për mbështetje të policisë dhe zbatim të ligjit, duke i cilësuar punonjësit e policisë engjëj mbrojtës.

Z.Nebojsa Pantelic, Presidenti i IPA-Seksioni i Serbisë, si mentor i seksionit të IPA-Albania, shprehu vendosmërinë e tij për të ndihmuar Sesksionin Albania që të qëndrojnë dhe të bëhen anëtarë të familjes me të madhe policore IPA.

Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike Gjovalin Loka, ka përshëndetur takimin edhe në emër të Drejtorit të Përgjithshëm, si dhe ka theksuar mbështetjen e tij, së pari duke u bërë antari më i ri i kësaj shpoqate, por edhe mbështetjen në emër të Policisë së Shtetit.

Përfaqësuesi i avokatit të popullit ka vlerësuar krijimin e Seksionit-Albania, dhe vendosmërinë e drejtuesëve të saj për tu antarësuar duke shprehur mbështetjen e Avokatit të Popullit për Ipa-Seksioni Albania.

Në emër të veteranëve të Policisë, veterani Bexhet Fezolli, ka theksuar se bashkëpunimi, besimi dhe respekti reciprok janë shumë të domosdoshme për të patur sukses.

Më herët përfaqësuesit Përfaqësuesit e IPA-s nga Serbia, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Greqia, janë pritur në një takim miqësor nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

2

 

3

 

4

 

5

 

6

 

7

 

8

 

9

 

10

 

11

 

12

 

13

 

14

 

15

 

16

 

18

 

17

 

903B6382

 

903B6352

 

903B6385

 

903B6423

 

903B6456

Arkiva

Mars 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31