Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, takim me Zv/Presidentin e Policisë Federale Kriminale Gjermane, z. Peter Henzler

Veliu - Henzler: Bashkëpunimi i deritanishëm në nivele të shkëlqyera.BKA1

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit priti në një takim Zv/Presidentin e Policisë Federale Kriminale Gjermane, z. Peter Henzler.

Forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, mbështetja e projektit "ORKA" për identifikimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal midis grupeve shqiptare dhe rezidentëve gjermanë, si dhe konfiskimi i pasurive të paligjshme, ishte fokusi kryesor i takimit.

Gjatë takimit, Veliu vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy policive ndër vite, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar në tërësi, nënvizuar si të vyer ndihmën dhe mbështetjen e dhënë Policisë Shqiptare në lidhje me trajnimet e ofruara, për rritjen profesionale dhe të kapaciteteve të burimeve njerëzore në Policinë e Shtetit, shkëmbimin e informacionit në kohë reale nëpërmjet kanaleve zyrtare të komunikimit Interpol/Europol, ndihmën për hetimin e përbashkët të disa grupeve kriminale me aktivitet kriminal në të dyja vendet tona, bashkëpunimin intensiv me oficerin e kontaktit gjerman në Shqipëri, z. Herbert MASSEN dhe ndihmën për ngritjen e Task-Forcës “Antiskifter”.

Henzler theksoi se: "Bashkëpunimi ndërkombëtar, shkëmbimi i informacionit në kohë reale në kuadër të luftës kundër krimit në tërësi, nisja e hetimeve të përbashkëta për grupet kriminale, të cilët kthehen në Shqipëri apo vazhdojnë aktivitetin e tyre jashtë vendit, është me rëndësi dhe ne do të vijomë t'ju mbështetim në punën tuaj në këtë drejtim.

Përgëzoj Policinë e Shtetit për bashkëpunimin e deritanishëm në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, e cilësoj një institucion serioz, të përkushtuar dhe partner të besuar të Policisë Gjermane.

Ju falënderoj juve Drejtor dhe gjithë ekipin tuaj për gatishmërinë, për të qenë në dispozicion me të gjitha kapacitetet e Policisë në mbështetje të projektit ORKA".

Veliu informoi z. Henzler se në Policinë e Shtetit është krijuar Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, i cili ka prioritet bashkëpunimin me partnerët dhe ndjekjen e hetimeve të përbashkëta, për të përshpejtuar procedurat e hetimit duke fshirë barrierat që kanë ekzistuar, për të arritur qëllimin e përbashkët.

bka4

bka2

bka3

bka5

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4