DVP Tiranë - Kontrolle për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë festave të fundvitit 24 Dhjetor 2017

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë. Kontrolle për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë festave të fundvitit. (për vidoe kliko mbi link)fishkezjarre 1

Shërbimet e Policisë së  Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me shërbimet e parandalimit të Zjarreve pranë Drejtorisë së Shërbimit Zjarrfikës, po ushtrojnë kontrolle  në subjektet e ndryshme për masat e marra nga ana e tyre  në zbatim të kërkesave të Rregullores “Për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimit dhe tregtimit  të  lëndëve  piroteknike  e  fishekzjarrëve”.

 

Kontrollet kanë vijuar në subjektet  në tregun "Çam" për verifikimin e dokumentacionit dhe licencave nga subjektet dhe tregtarët  që importojnë, magazinojnë dhe tregtojnë lëndë piroteknike dhe fishekzjarrë.

 

Gjatë kontrollit dhe inspektimit për shitjen të këtyre lëndëve, nuk u konstatuan probleme.

 

Shërbimet e Policisë do të vazhdojnë kontrollet  në vijimësi për të bërë të mundur  identifikimin e subjekteve dhe kontrollin e tyre për të qenë sa më të kontrollueshëm dhe të ndërgjegjshëm për tregtimin e këtyre produkteve, me qëllim  parandalimin e ngjarjeve në  prag të festave të fundvitit.

fishekzjarre 3

fishekzjarre 4

fishekzjarre 5

fishekzjarre 6

fishekzjarre 7

fishekzjarre 8

fishekzjarre 9

fishekzjarre 10

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Cako, në Forumin e Romës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Cako, mori pjesë në Forumin e Romës 14cakorome3ku ishin të pranishëm të gjithë drejtorët e Policive të Ballkanit Perëndimor dhe Drejtorët e organizatave dhe agjencive që mbështetin policitë evropiane si Europol, Interpol, SELEC, FRONTEX, por edhe nga Bashkimi Evropian. 

Takimi ishte një tavolinë e rrumbullakët ku trajtohen çështje aktuale me të cilat përballen policitë e vendeve tona dhe që shqetësojnë sigurinë e publikut të tilla si: terrorizmi, krimi i organizuar dhe migracioni i paligjshëm.

Drejtori Çako bëri një prezantim të punës së Policisë së Shtetit duke nxjerrë në pah rezultatet e arritura dhe suksesin e madh në goditjen e kultivimit të kanabisit falë një strategjie dhe plani të veprimit të detajuar të Qeverisë, Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit. Në prezantimin e tij ai theksoi arritjet e bëra edhe falë bashkëpunimit me policitë partnere dhe veçanërisht policinë italiane. Por sa i takon luftës kundër krimit të organizuar ai përmendi operacionin "Ballkan" si një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit policor dhe gjyqësor që është vlerësuar me çmimin e parë nga SELEC. Në fushën e terrorizmit ai ftoi partnerët të ndjekin shembullin e Shqipërisë, Italisë dhe Kosovës në zhvillimin e takimeve trepalëshe periodike.

Çako në fjalën e tij u ndal në aspektet e bashkëpunimit me partnerët dhe në rëndësinë që Policia e Shtetit i vë bashkëpunimit ndërkombëtar si zgjidhja e vetme për të patur siguri në vendet tona. "T'i kthejmë kufijtë tanë në barriera të pakalueshme për kriminelët dhe në vija të padukshme për qytetarët tanë"- theksoi ai në fjalën e tij.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë pati disa takime dypalëshe me Prefektin Gabrielli, Shefin e Policisë italiane dhe Drejtorin e Sigurisë Publike të Republikës së Italisë, me Prefektin Nicolo D’Angelo, zv/shefin e Policisë italiane dhe Drejtorin e Policisë Kriminale të Policisë italiane, me Përfaqësuesin e Europol-it, të Frontex-it dhe me Delegacionin e Policisë së Moldavisë.

Një pikë e rëndësishme e takimit me Prefektin Gabrielli ishte nënshkrimi i Memorandumit të bashkëpunimit për rritjen e sigurisë në zonat turistike të të dy vendeve në organizimin e patrullimeve të përbashkëta gjatë sezonit turistik. Ky Memorandum do të sjellë më pranë dy organizatat policore, duke punuar si një skuadër gjatë sezonit turistik në arritjen e objektivave, për të ofruar më shumë siguri dhe shërbime ndaj qytetarëve në të dy vendet.

Në takimin me Prefektin Gabrielli, u vlerësua bashkëpunimi mjaft i mirë, arritjet e shkëlqyera per misionin e fluturimeve dhe puna e madhe e të dy policive tona.

Një falënderim të veçantë mbështetjes së pakufijtë të Policisë italiane, në paraqitjen e punës së madhe të kryer nga Policia e Shtetit në luftën kundër kanabisit dhe krimit të organizuar, në takime të rëndësishme të zhvilluara në Bruksel para disa ditësh.

Nga ana e tij Shefi i Policisë Italiane prefekti Franco Gabrielli, shprehu falënderimet e tij për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe unik me Policinë e Shtetit Shqiptar. Misionet prezente në Shqipëri të cilat asistojnë dhe punojnë krah për krah me Policinë e Shtetit, janë dhe do të vazhdojnë të jenë të angazhuara maksimalisht, edhe në të ardhmen në të gjitha fushat.

Shefi i Policisë Itaiane u shpreh se është krenar për miqësinë dhe bashkëpunimin, dhe se konstaton një punë të shkëlqyer të bërë nga Policia e Shtetit në luftën kundër kriminalitetit.

Ardhja e Ministrit të Brendshëm italian Marco Minniti, më 3 nëntor 2017 në Shqipëri me rastin e konferencës përmbyllëse të misionit të fluturimeve ajrore 2017, ka qenë shenjë dhe një mbështetje të fortë që Italia vazhdon t'i bëjë Shqipërisë.

- Rezultatet e arritura flasin vetë, - tha ai. -Ne duam që të gjithë të kuptojnë se Policia Shqiptare është një partner sa i besueshëm aq edhe i domosdoshëm për të luftuar krimin.

Prefekti Gabrielli tha se do të angazhohet personalisht për konkretizimin e propozimeve të bëra nga Drejtori i Përgjithshëm Çako dhe pranoi me kënaqësi ftesën e bërë për një vizitë në Shqipëri së shpejti.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë u takua edhe me delegacionet e FRONTEX-it, dhe Europol-it ku ai shprehu disponibilitetin e tij dhe të Policisë së Shtetit, për një bashkëpunim të plotë sidomos duke u përqëndruar në nivelin operativ.

Gjithashtu u zhvillua edhe një takim me delegacionin e Policisë së Moldavisë të kërkuar nga ky i fundit, ku u trajtuan çështje të interesit të përbashkët ku dhe pati disa kërkesa të palës moldave në lidhje me përvojën e Policisë së Shteti, në fushën e Policimit në Komunitet dhe në lidhje me praktikën e formimit policor në Shqipëri.

Më herët, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë u takua edhe me Ambasadoren e Shqipërisë në Romë, znj. Anila Bitri. Në këtë takim ata trajtuan problematikat aktuale që hasin shtetasit shqiptarë në shtetin Italian, por edhe çështje që kanë të bëjnë me migracionin e paligjshëm dhe minorenët e pashoqëruar.

 

14cakorome1

14cakorome2

14cakorome4

14cakorome5

14cakorome6

14cakorome7

14cakorome

Arkiva

Janar 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...