Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Policia Kufitare e Durrësit rrit parametrat e luftës goditëse në drejtim të trafikimit të lëndëve narkotike dhe veprave të tjera penale

Policia Kufitare e Durrësit rrit parametrat e luftës goditëse në drejtim të trafikimit të lëndëve narkotike dhe veprave të tjera penale

Policia Kufitare e Durrësit, ka rritur parametrat e luftës goditëse në drejtim të trafikimit të lëndëve narkotike apo veprave të tjera penale, duke garantuar kështu kufij më të sigurtë.
Rritja e treguesve të punës në Pikën e Kalimit Kufitar, bashkëpunimi i ngushtë me Drejtorinë e Policisë Qarkut dhe me agjensitë e tjera operuese në Port, përdorimi me efikasitet i pajisjeve teknike bashkëkohore, ka bërë që në këtë PKK të kapen sasi gjithmonë e më të mëdha droge, në tentativë për t’u trafikuar kryesisht drejt Italisë.
Shifrat e 2,5 muajve të parë të vitit 2013 flasin për  një trefishim të rasteve të goditura krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, si dhe  dyfishim të sasisë së lëndës narkotike te sekuestruar.
Konkretisht, përgjatë periudhës 01.01.2013-12.03.2013,  në Pikën e Kalimit Kufitar Port, Durrës janë goditur 13 raste të trafikimit të lëndëve narkotike, me 14 autorë të përfshirë ne ketë trafik. Totali i lëndës narkotike të sekuestruar i llojit Kanabis Sativa është  rreth 1,5 ton. Në te njëjtën periudhe te vitit te kaluar, janë evidentuar 5 raste të tilla.
Rastet e goditjes së veprimtarisë kriminale kane pësuar rritje te konsiderueshme edhe për tendenca te tjera kriminale.
Kështu, përsa i përket  falsifikimit të dokumenteve të ndryshme, letërnjoftimeve, pasaportave, vizave, vulave, stampave, përgjatë periudhës referuese janë evidentuar 32 raste dhe proceduar penalisht 34 autore.
Raste të trafikimit të mjeteve motorrike evidentuar  3  raste për të cilat janë proceduar penalisht  3 shtetas.
Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri evidentuar  1 rast për të cilin proceduar penalisht 2 shtetas.
Gjithashtu gjatë kësaj  periudhe shërbimet e Policisë Kufitare kanë kapur, 10  persona të  ne kërkim si autorë veprash penale.


Ndërkohë, përgjatë periudhës 01.01.2013 -12.03.2013,  shërbimet e  Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës, në respektim të së drejtës për lëvizje të lirë, kanë përpunuar në hyrje e dalje sa më poshtë:

1.      Hyrje shtetas shqiptare 27.359
2.      Hyrje shtetas te huaj 9.271
3.      Dalje  shtetas shqiptare 43.819
4.      Dalje  shtetas te huaj 15.678
5.      Hyrje mjete shqiptare 8.778
6.      Hyrje mjete te huaja  3.857
7.      Dalje  mjete  shqiptare 11.456
8.      Dalje  mjete  te huaja 4.441

Në zbatimit të kritereve të përcaktuara për udhëtim në hapësirën Shengen, shërbimet e Policisë Kufitare iu kanë refuzuar daljen shtetasve në 820 raste, për mangësi  të evidentuara gjatë kontrollit të dokumentacionit.  Gjithashtu refuzim i daljes iu është bërë edhe shtetasve të cilët janë prapësuar nga vendet e hapësirës Shengen sipas kategorive Inad ose Deportiv pas dates 15.12.2010.
Duke analizuar numrin e konsiderueshëm  të rasteve të refuzimit të kalimit të kufirit bazuar ne procedurat standarde te punës se policisë kufitare, gjejmë rastin të tërheqim edhe njëherë vëmendjen  e qytetareve shqiptare qe dëshirojnë te udhëtojnë ne vendet e BE, të pajisen me te gjithë dokumentacionin e duhur për ketë qellim.

Drejtoria e Policise Qarku Durres

Arkiva

Qershor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30