Informacionet e fundit

Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki ÇAKO, takon Kryetarin e Shoqatës joqeveritare “Kultura e Shenjtë, Paqja në Botë, Rivendosja e Dritës” (HWPL). (2)

9kina10mGjatë ditës së sotme, Drejtori i Policisë së Shtetit  Drejtues Madhor Haki  Çako, priti në një takim me kërkesën e tyre,  Z. Lee, kryetar i shoqatës joqeveritare Kultura e Shenjtë, Paqja në Botë, Rivendosja e Dritës (HWPL), dhe  dhe Znj. Namhee Kim,  kryetare e Shoqatës Ndërkombëtare të Grave për Paqen.

Qëllimi i këtij takimi ishte mbështetja e Ligjit Ndërkombëtar për ndalimin e Luftës dhe vendosjen e Paqes.

Misioni kryesor i kësaj shoqate, është vendosja e paqes kudo në botë. Nga ana e të dy përfaqësuesve, Presidentit të shoqatës HWPL Z. Man Hee Lee dhe Kryetares së Grupit Ndërkombëtare të Grave për paqen IËPG Znj. Namhee Kim, u bënë prezent inisiativat e ndërmarra nga kjo shoqatë, të cilat synojnë të ndikojnë në edukimin e brezit të ri por edhe të të gjithë njerëzve në shpërndarjen e  mesazhit të paqes dhe harmonisë.

Z. Lee u shpreh se Shqipëria është një vend i bekuar pasi ka një harmoni fetare dhe një dëshirë të madhe për paqe dhe dashuri. Ai vlerësoi gjithashtu punën dhe përkushtimin e Policisë së Shtetit, duke theksuar se ndihej i sigurt nga prania e tyre.

Ndërko që Drejtori i Policisë së Shtetit, vlerësoi misionin e shoqatës si një mision tepër human dhe theksoi se Policia e Shtetit është një shërbim policor demokratik, në themel të të cilit janë parimet themelore të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. Më tej ai theksoi se është mision i Policisë së Shtetit, sigurimi i jetës shëndetit dhe pronës të qytetarëve dhe si përmbledhje e këtyre parimeve, qëndron paqja.

Z. Lee theksoi se paqja është për të gjithë dhe se të gjithë duhet të luajnë rolin e tyre në shpërndarjen e këtij mesazhi, dhe për këtë ai i propozoi Drejtorit të Policisë caktimin e tij si Ambasador i Paqes.

Drejtori i Policisë së Shtetit u shpreh se ishte shume i nderuar për këtë vlerësim si dhe theksoi se misioni i paqes është një mision hyjnor, pasi realisht në shpirt jam shumë i paqshëm.

Më pas Z. Lee i dorëzoi Drejtorit të Policisë së Shtetit,  Çertifikatën e caktimit të tij, si një nga Ambasadorët e Paqes të shoqatës HWPL, me motivacionin "Përmbushjen e misionit për ndalimin e luftës dhe lënien e paqes si trashëgimi për brezat e ardhshëm". Ambasadorët e Paqes, janë persona të cilët përçojnë mesazhin e paqes dhe kontribuojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të mirëkuptimit dhe tolerancës.

9kina1

9kina10

9kina2

9kina3

9kina4

9kina5

9kina6

9kina7

9kina8

9kina9

Arkiva

Mars 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...