Informacionet e fundit

DREJTORI I POLICISË SË SHTETIT DREJTUES MADHOR HAKI ÇAKO, MORI PJESË NË FORUMIN E ROMËS (2)

16forodiroma4mÇAKO:  Të  forcojmë bashkëpunimin ndërmjet policive të rajonit me qëllim që kufijtë t’i kthejmë në barriera të pakalueshme për aktivitetet kriminale dhe nga ana tjetër t’i kthejmë ato në vija të padukshme për lëvizjen e qytetarëve tanë.

Më datë 15 Dhjetor 2015, në selinë e Shkollës së Lartë të Policisë në Romë, u zhvillua "Forumi i Romës", ku morën pjesë të gjithë Drejtorët e Policive të Ballkanit.

"Forumi i Romës", është një nismë e Policisë Italiane në bashkëpunim me Europolin. Takimi i parë i këtij formati, është zhvilluar në muajin Shtator të vitit 2013 në Beograd të Serbisë, ndërsa takimi i dytë, u zhvillua vitin e shkuar në muajin Shtator në Hagë të Hollandës, pranë selisë së Europolit.

Ky takimi, përbën një tavolinë pune për Drejtorët e Policive vendeve të rajonit të Ballkanit dhe ka për qëllim përforcimin e dialogut mbi temat e Emigracionit të parregullt, terrorizmit, krimeve të natyrës grabitqare (vjedhjet) dhe reinvestimit të kapitaleve me prejardhje të paligjshme.

Të pranishëm në këtë takim, ishin përfaqësues nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Italia, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Bullgaria, Serbia, Sllovenia dhe Hungaria.

Drejtori i Europolit Z. Rob Wainwright mori pjesë në cilësinë e bashkëorganizatorit dhe bashkëiniciatorit së bashku me Drejtorin e Policisë Italiane Prefektin Alessandro Pansa. Ministri i Brendshëm Shtz Angelino Alfano përshëndeti këtë Forum të rëndësishëm.

Gjatë këtij forumi u trajtuan tema si, Emigracioni i Parregullt, Terrorizmi, Krimet e natyrës grabitqare dhe Reinvestimet e kapitaleve me prejardhje nga krimi i organizuar.

Drejtori i Policisë Shqiptare Drejtues Madhor Haki ÇAKO, bëri një paraqitje të situatës në lidhje me këto katër tema në vendin tonë, duke nxjerrë në pah, arritjet e Policisë së Shtetit edhe në sajë të bashkëpunimit të shkëlqyer me partnerët ndërkombëtarë.


Drejtori i Policisë së Shtetit, gjatë fjalës së tij, u shpreh: - E vlerësoj maksimalisht këtë konferencë për vetë faktin se për objekt diskutimi ka  katër tematika që tashmë kanë zënë prioritetet tona në luftën kundër krimit. Migracioni i paligjshëm, Terrorizmi, Pastrimi i Parave dhe i Produkteve të Parave të pista dhe Krimet e natyrës grabitqare.

I pari si fenomen shqetësues dhe përveç faktit që shpesh herë është eksportues i fenomeneve kriminale, e i dyti si një fenomen që çdo ditë e më shumë, përpiqet të minojë vlerat më të mira të demokracisë në vendet tona dhe dy të tjerët si fenomene kriminale me të cilët, organizatat tona, janë në përballje të përhershme.

Në përfundim të fjalës së tij, Z. Çako i ftoi kolegët që të forcojmë bashkëpunimin ndërmjet policive të rajonit me qëllim që kufijtë t’i kthejnë në barriera të pakalueshme për aktivitetet kriminale dhe nga ana tjetër t’i kthejmë ato në vija të padukshme për lëvizjen e qytetarëve tanë.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako, në këtë forum, ishte i shoqëruar nga Koordinatori Kombëtar i Policisë së Shtetit me Policinë Italiane Z. Artur Beu.

Gjatë ditës së sotme, Z. ÇAKO do të zhvillojë disa takime bilaterale me homologët e tij.

16forodiroma1

16forodiroma2

16forodiroma4

16forodiroma3

 

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...