Informacionet e fundit

Prishtinë-Kosovë. MAXHUNI-ÇAKO nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi mes të dy policive, asaj kosovare dhe shqiptare (2)

18koso1mDrejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako, i shoqëruar nga Drejtorët e Përgjithshëm Ardian Çipa, Altin Qato, Genc Merepeza, nga Drejtori i Policisë Rrugore Mitat Tola dhe Drejtori i Antiterrorit Agron Sojati si dhe pjesëtarë të tjerë të delegacionit, u prit në takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Shpend Maxhuni dhe stafi i tij i lartë.

Ky takim, kishte për qëllim avancimin e bashkëpunimit të mëtejshëm në mes të dy institucioneve policore të të dy vendeve, si dhe nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit për “Realizimin e Kursit të Trajnimit për Motoçiklistë të Patrullës së Përgjithshme të Policisë së Shtetit Shqiptar”.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Shpend Maxhuni, në fjalën e tij, tha se Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë një bashkëpunim shumë të mirë në të gjitha fushat policore, duke ju referuar edhe bashkëpunimit në fushën e komunikacionit rrugor dhe bashkëpunimit kufitar të dy vendeve në menaxhimin e integruar të kufirit.

Tani edhe kjo marrëveshje bashkëpunimi që po nënshkruajmë në fushën e trajnimit për motoçiklistë patrullues të trafikut, do të ndikojë edhe më tej në avancimin e bashkëpunimit dhe trajnimeve të ndërsjella.

Ndërkaq, Drejtori i Policisë së Shtetit, z. Haki Çako, theksoi se jemi këtu për të  trajtuar çështje me interes të përbashkët,  të forcojmë më tej bashkëpunimin dhe për këtë ju  siguroj se do të bashkëpunojmë ngushtë me të gjitha strukturat e Policisë së Kosovës, në të gjitha fushat, për të krijuar siguri për qytetarët e dy vendeve si dhe terren të pasigurt për Krimin.

Ne e vlerësojmë këtë memorandum dhe do të vazhdojmë bashkëpunimin edhe në realizimin e trajnimeve të tjera me interesa të përbashkëta.

Gjatë takimit, i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, të dy krerët e Policisë, u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë në mes të dy policive, si dhe avancimin e përbashkët në fushën e luftimit të krimit, krimit të organizuar, atij trans-kufitar dhe realizimin e trajnimeve të përbashkëta policore në fusha të ndryshme.

18koso1

18koso2

18koso3

18koso4

18koso5

18koso6

Arkiva

Shkurt 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...