Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako, zhvillon takime të tjera të rëndësishme në Kosovë (2)

18kos2mDrejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, gjatë vizitës në Kosovë, është pritur në disa takime të rëndësishme.

Çako është pritur në takim nga Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Sh.T.Z Qemal Minxhozi.
Ambasadori ka vlerësuar marrëdhëniet që dy policitë kanë mes tyre dhe i ka shprehur Drejtorit të Policisë së Shtetit mbështetjen e Tij.

Më pas Drejtori i Policisë së Shtetit është pritur nga Ministri i Punëve të Brendshme,të Kosovës  z. Skënder Hyseni.

Në këtë takim, të pranishëm ishin edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Shpend Maxhuni dhe ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, z. Qemal Minxhozi.

Temë bisede në këtë takim, ishin marrëdhëniet mes Policisë së Kosovës e Policisë së Shqipërisë dhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë.

Ministri Hyseni e vlerësoi bashkëpunimin profesional që zhvillohet midis dy policive.

Ndërsa, drejtori i Policisë së Shqipërisë, z. Haki Çako, falènderoi Ministrin e Punëve të Brendshme per pritjen dhe e siguroi Ministrin se ky bashkëpunimin i ngushtë me Policinë e Kosovës, do të vazhdojë.

Gjithashtu Drejtori Çako u pritë edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Sigurinë PublikeZ.  Ismail Smakiqi. Për nderë të kësaj vizite u organizua edhe parada e kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së 53-të. Me këtë rast, drejtori Çako mbajti një fjalim para kadetëve duke ju dëshiruar përfundim të suksesshëm të trajnimit si dhe duke ju uruar punë të mbarë në profesionin të cilin e kanë zgjedhur.

Përmes këtij takimi, drejtori Smakiqi e informoi delegacionin me arritjet  dhe aktivitetet e AKSP-së, me shkollimin, trajnimet, bashkëpunimin vendor dhe ndërkombëtar dhe aktivitetet e tjera të cilat zhvillohen në Akademi.

Drejtori i Policisë së Shqipërisë Haki Çako u shpreh se, “ndihem i lumtur me arritjet e Akademisë dhe punën e cila zhvillohet këtu në trajnimin dhe aftësimin e  pjesëtarëve të sigurisë publike”.

Ai shprehu nevojën për thellimin e bashkëpunimit me në drejtim  të ngritjes dhe avancimit të trajnimeve për pjesëtarët e sigurisë publike, si dhe shfaqi gadishmërinë e tij të plotë për bashkëpunim dhe kordinimin në mes dy institucioneve, Akademisë së Kosovës për sigurine Publike dhe Policisë së shtetit të Shqipërisë.

Në fund, të dy drejtorët, vizituan objektet përcjellëse, ku përmes prezantimeve nga instruktoret u informuan lidhur me pjesën praktike ku pjesëtaret e sigurisë publike zhvillojnë trajnimet.

Në fund të vizitës në Kosovë Çako dhe Maxhuni kanë theksuar se  bashkëpunini mes dy policive do forcohet akoma më tej.

18kos1

18kos2

18kos3

18kos4

18kos5

18kos6

18kos7

18kos9

 

Informacionet e fundit

Arkiva

Janar 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 31 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...