Informacionet e fundit

Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki ÇAKO, inspekton Kursin e Trajnimit për "Menaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe politikat efektive të tyre në Policinë e Shtetit" (2)

24aka3mDrejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki ÇAKO, i shoqëruar nga Zv.Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues i Lartë Rebani JAUPI, inspekton Kursin e Trajnimit për "Menaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe politikat efektive të tyre në Policinë e Shtetit", që po zhvillohet në ambientet e Akademisë së Sigurisë.

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki ÇAKO, ka vlerësuar këtë kurs trajnimi, pasi përgatitja profesionale dhe performanca e punonjësve të strukturave të Burimeve Njerëzore në Policinë e Shtetit ka shumë rëndësi.

"Roli juaj, është shumë i rëndësishëm në mbarëvajtjen e gjithë strukturave të Policisë së Shtetit. Krahas përgatitjes profesionale, performanca juaj ka po të njëjtën rëndësi. Jemi në kuadër të ristrukturimit të Policisë së Shtetit dhe në këtë kuadër, do të ketë dhe një rivlerësim për secilin prej jush", u shpreh ÇAKO.

Në këtë kurs, marrin pjesë të gjithë punonjësit e Strukturave të Burimeve Njerëzore.

Drejtuesit e Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, po referojnë tema mbeshtur në ndryshimet që ka pësuar legjislacioni i Policisë së Shtetit si dhe përshkrimi i përgjegjësive dhe detyrave funksionale që kryejnë punonjësit e burimeve njerëzore.

24aka3

24aka1

24aka2

24aka4

24aka5

24aka6

24aka7

Arkiva

Mars 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...