Informacionet e fundit

Në aktivitetin me rastin e festave të fundvitit, me fëmijët e punonjësve të Policisë të rënë në krye të detyrës (2)

28festa14mDitën e sotme, në kuadër të festave të fundvitit, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme,  organizoi një aktivitet festiv në një nga resortet e kryeqytetit, me fëmijet dhe familjet e punonjësve të policisë, të rënë në detyrë e për shkak të detyrës.

Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki ÇAKO, gjatë fjalës së tij, ka shprehur mbështetjen e tij dhe të institucionit që ai drejton,  në çdo moment, për familjarët e punonjësve të Policisë të rënë në detyrës e për shkak të detyrës.

"Ju jeni pjesë e rëndësishme e familjes së madhe të Policisë dhe përherë do mbeteni të tillë", u shpreh Z. Çako.

 Gjatë këtij aktiviteti, u shpërndanë pako me dhurata për fëmijët dhe për 99 fëmijë u shpërndanë nga 10.000 lekë të reja, si dhe për 217 familje të Dëshmorëve të Policisë po nga 10.000 lekë të reja.

Në aktivitet, ka përshëndetur fëmijët dhe familjarët e dëshmorëve të policisë, Ministri i Punëve të Brendshme Saimir TAHIRI.

Më poshtë do të gjeni fjalën e plotë të Drejtorit të Policisë së Shtetit.


Fjala e Drejtorit të Policisë së Shtetit me rastin e festave të fundvitit me fëmijët e punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës

Të dashur fëmijë, të nderuar pjesëmarrës.

Është një kënaqësi e veçantë për mua të jem këtu bashkë me ju për të festuar ardhjen e Vitit të Ri.
Pa dyshim që kjo është festa më e bukur e vitit, e cila më shumë se kremtimi i një fillimi të ri, është simbol i dashurisë dhe mbi të gjitha është një mënyrë për tu mbledhur të gjithë së bashku si një familje e madhe. Edhe për ne,  ju jeni pjestarë të rëndësishëm  të familjes sonë, Ju jeni pjesë e pa ndarë e familjes së madhe të të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit.

Në çdo vit që kalon, ne ju shohin sesi ju rriteni dhe maturoheni, sesi ju edukoheni dhe shkolloheni, duke i bërë krenare nënat tuaja, duke realizuar ëndrrat e baballarëve tuaj, por edhe duke na bërë ne optimist për brezin e ri, për të ardhmen që na pret.

Fillimi i një Viti të Ri, është gjithmonë një moment reflektimi për të kaluarën, për atë që kemi lënë pas, por gjithmonë duke parë nga e ardhmja. Është shumë e rëndësishme të shohim me optimizëm mundësitë dhe shanset që na ofron e sotmja dhe ato që do na ofrojë e nesërmja, të vendosim objektiva për të ardhmen dhe të luftojmë fort për ti realizuar ato.

Këto ditë janë shumë të veçanta dhe ne jemi të vetëdijshëm se në këto ditë juve ju mungojnë më shumë njerëzit tuaj më të shtrenjtë. Por më lejoni që si Drejtor i Policisë së Shtetit, si Drejtuesi më i lartë i saj, por edhe si prind, t’ju premtoj se në çdo moment, mbështetja dhe përkujdesi ynë ndaj jush nuk do të mungojë.

Me dëshirën që ky vit të jetë një vit plotë mirësi dhe dashuri për të gjithë ju, uroj :

Gëzuar për shumë vjet !
Suksese dhe mbarësi në familjet tuaja !
Gëzuar !

Me lejoni të falënderoj në fund të gjithë donatorët që kontribuuan për realizimin e kësaj feste.

Video : https://www.youtube.com/watch?v=cuM5hx8KxcQ&list=PLQZcSVvLgZPWZZtnIGtaz1kQrgvsIs6-w

28festa14

28festa10

28festa12

28festa11

28festa8

28festa7

28festa6

28festa5

28festa1

28festa13

28festa2

28festa3

28festa4

28festa9

 

 

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...