Informacionet e fundit

Ceremoni me rastin e daljes në pension të znj. Ari OBDARI, e cila ka qënë deri ditën sotme, Specialiste për Rendin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë për Sigurinë Publike (2)

30cere5mDitën e sotme, në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Shtetit, u zhvillua një ceremoni, me rastin e daljes në pension të znj. Ari OBDARI, e cila ka qënë deri ditën e sotme, Specialiste për Rendin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë për Sigurinë Publike.

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki ÇAKO, Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Drejtues i Lartë Altin QATO si dhe drejtues të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako, gjatë fjalës së tij, theksoi : "Është një moment domethënës po aq sa dhe i ndjeshëm për Znj. Obdari, por dhe për të  gjithë ne.

Këto lloj  ceremonish nuk i bëjmë për të fituar bonos për vete, por për të vlerësuar mundin dhe përkushtimin e atyre punonjësve që me ndershmëri e përkushtim  e mbyllin karrierën e tyre. Dhe si e tillë është dhe zonja Obdari, e cila në vlerësimin tim absolut, është shembull i korrektësisë dhe ndershmërisë në punë.

Sinqerisht ndjej një boshllëk për të gjithë njerëzit e mirë, të aftë e të ndershëm që ndryshojnë status në raport me ne, me punën tonë dhe me Policinë, por në fund të fundit, shtojnë vlerat reale të punës së policisë dhe i japin shpresë gjithë policisë, për të kuptuar që vetëm nëpërmjet një pune shumë korrekte, shumë të ndershme dhe shumë të sinqertë si e jotia mund të shkosh deri në metrat e fundit, por që do jesh krenare për punën tënde dhe të vazhdosh të jesh e gatshme për çdo nevojë që mund të ketë Policia e Shtetit për kapacitetin që ti përfaqëson.

Të uroj  shëndet, jetëgjatësi dhe sa më shumë mirësi pafund sikurse je vetë".  

Më pas, Drejtori i Policisë së Shtetit i ka dorëzuar Zonjës Ari OBDARI , Çertifikatën për Shërbime të Dalluara  me motivacionin: “Për merita dhe kontributin e dhënë  gjatë viteve  të punës, duke kryer shërbime të dalluara  në mënyrë të vazhdueshme, në shërbim të Policisë së Shtetit”.

Zonja Obdari, e emocionuar, ka falënderuar Drejtorin e Policisë së Shtetit Z.ÇAKO, duke u shprehur se kjo ceremoni dhe akordimi i kësaj Çertifikate, është vlerësimi më i madh që më është bërë në jetën time.

30cere3

30cere4

30cere2

30cere5

30cere7

30cere8

30cere9

30cere10

30cere6

30cere11

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...