Informacionet e fundit

Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki ÇAKO, vlerëson me certifikatë për "Shërbime të Dalluara", Z. Blendi LESKOVIKU, asistent pranë Programit ICITAP (2)

6blendi8mDrejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako, vlerësoi me certifikatë për Shërbime të Dalluara, Z. Blendi Leskoviku, asistent pranë Programit ICITAP. Në ceremoninë e rastit ishte i pranishëm Drejtori i Programit ICITAP, Z. Steve Bennett, Drejtues të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit, si dhe miq e punonjës të strukturave të ndryshme me të cilat Z. Leskoviku, ka bashkëpunuar gjatë punës së tij.


Drejtori i Policisë së Shtetit vlerësoi kontributin e dhënë nga Z. Leskoviku në mbështetje të Policisë së Shtetit gjatë 17 viteve të bashkëpunimit me struktura të ndryshme të policisë, në kuadër të Programit ICITAP. Po ashtu Z. Çako, shprehu falënderimet edhe për Programin ICITAP, për asistencën e çmuar dhe të vazhdueshme dhënë Policisë Shqiptare.


Z. Çako i dorëzoi certifikatën e akorduar Z. Leskoviku “për profesionalizmin dhe përkushtimin e dalluar në punën për mbështetjen e Policisë së Shtetit, si dhe për kontributin në bashkëpunimin dhe partneritetin e ngushtë ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Policisë Shqiptare”.


Ndërkohë, Drejtori i Programit ICITAP, shprehu falënderimet për vlerësimin e bërë asistentit pranë këtij Programi dhe njëherazi evidentoi bashkëpunimin e frytshëm ndër vite mes Programit ICITAP dhe Policisë së Shtetit.


Në këtë ceremoni, Z. Leskoviku, duke shprehur mirënjohjen për vlerësimin e bërë, vuri në dukje një sërë aktivitetesh të përbashkëta të zhvilluara në kuadër të këtij bashkëpunimi, në fushën e policimit në komunitetit, krimit të organizuar apo trajnimeve, si dhe falënderoi të gjithë drejtuesit dhe punonjësit për mbështetjen dhe kontributin e dhënë në përmbushjen me sukses të tyre.

Video : https://www.youtube.com/watch?v=QuOoGB-iTGc&index=1&list=PLQZcSVvLgZPWZZtnIGtaz1kQrgvsIs6-w

6blendi1

6blendi2

6blendi4

6blendi5

6blendi6

6blendi7

6blendi8

6blendi9

6blendi10

6blendi11

6blendi12

6blendi3

 

Arkiva

Mars 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...