Ceremonia zhvilluar me rastin e daljes në pension të pilotit të Njësisë së Helikopterëve të RENEA-s, Komisar Shyqyri Dashi (2)

8dashi6mDrejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako, ishte sot pranë Komisariatit Special RENEA, ku mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar me rastin e daljes në pension pleqërie të pilotit të Njësisë së Helikopterëve të RENEA-s, Komisar Shyqyri Dashi.

Duke vlerësuar kontributin dhe vlerat e efektivëve të forcave RENEA, kësaj njësie elitë të Policisë Shqiptare, Drejtori i Policisë së Shtetit, falënderoi të gjithë efektivët e këtij Komisariati dhe në mënyrë të veçantë Z. Dashi, për përkushtimin e treguar në përmbushjen me profesionalizëm të detyrave, jo vetëm për goditjen e elementëve me rrezikshmëri të theksuar kriminale, por edhe për ti ardhur në ndihmë komunitetit.

Gjatë kësaj ceremonie, Drejtori i Policisë së Shtetit i dorëzoi Certifikatën e Karrierës akorduar Z. Shyqyri Dashi “Për  merita dhe kontributin e dhënë  gjatë  viteve  të  punës, në  shërbim të Policisë  së Shtetit”.

Ndërkohë piloti Shqyqyri Dashi, me një karrierë prej 45 vitesh pranë Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura, përmes emocioneve të rastit, shprehu falënderimet për vlerësimin dhe theksoi se për të ishte një privilegj të ishte pjesëtar për rreth 17 vite i forcave elitë RENEA, të cilat i vlerëson me mirënjohje për devotshmërinë dhe profesionalizmin që tregojnë në vazhdimësi në realizimin me sukses të detyrave në luftë kundër krimit.

Në këtë ceremoni, ishin të pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike Drejtues i Lartë Altin Qato, Drejtori i Forcave Lëvizëse Operacionale Drejtues i Parë Niko Brahimaj, si dhe drejtues dhe efektivë të Komisariatit Special RENEA.

Video : https://www.youtube.com/watch?v=MeV1Uz-rNwI&list=PLQZcSVvLgZPWZZtnIGtaz1kQrgvsIs6-w&index=1

8dashi7

8dashi8

8dashi1

8dashi2

8dashi3

8dashi4

8dashi5

8dashi6

Informacionet e fundit

Arkiva

Janar 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 31 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...