Informacionet e fundit

Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki ÇAKO, mori pjesë në Ceremoninë e dhënies së gradës Nën/Komisar dhe emërimit në detyrë të 36 punonjësve të Policisë në Qarqe, të cilët më parë mbanin gradën Inspektor (2)

21akademia8mDrejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki ÇAKO, mori pjesë në Ceremoninë e dhënies së gradës Nën/Komisar dhe emërimit në detyrë të 36 punonjësve të Policisë në Qarqe, të cilët më parë mbanin gradën Inspektor.

36 punonjësit e policisë me gradën Inspektor, kishin përfunduar më parë Akademinë e Policisë dhe pas ekuivalentimit të diplomës me programin aktual të Akademisë së Sigurisë, kanë kryer një kurs disa javor ku në përfundim, kanë fituar gradën Nënkomisar dhe janë emëruar në detyra të ndryshme në të gjithë vendin.

Drejtori i Policisë së Shtetit Z. Haki Çako, ka uruar punonjësit e policisë për fitim e gradës dhe ka theksuar se ky është një tregues i qartë i vëmëndjes së shtuar të Ministrit të Punëve të Brendshme dhe stafit drejtues të Policisë së Shtetit, për ti dhënë të gjithë të drejtat që i takojnë punonjësit të Policisë së Shtetit, duke i njohur në këtë mënyrë shkollimin e sakrificat që bën punonjësi i Policisë në funksion të rritjes profesionale dhe performancës së tij, por dhe të Policisë së Shtetit në përgjithësi.

ÇAKO, ka kërkuar nga punonjësit e çertifikuar, por dhe nga të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, më shumë përkushtim, profesionalizëm, e shërbim të kulturuar me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në vend dhe rritjen e besimit të komunitetit tek Policia.

21akademia7

21akademia8

21akademia10

21akademia14

21akademia9

21akademia12

21akademia13

21akademia2

21akademia6

 

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...