Informacionet e fundit

Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki ÇAKO takon Ambasadorin e Turqisë në vendin tonë SH.T.Z. BAYRAKTAR (2)

21turku1mDrejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki ÇAKO, zhvilloi diten e djeshme, në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Shtetit, një takim kortezie , me Ambasadorin e Turqisë në vendin tonë, Z Hidayet BAYRAKTAR.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki ÇAKO, ka falenderuar Ambasadorin për vizitën si dhe për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme e dhënë nga Ambasada Turke dhe vendi që ai përfaqëson, në harkun e viteve për Policinë e Shtetit.

Nga ana e tij Z. BAYRAKTAR, ka vlerësuar punën dhe performancën e Policisë së Shtetit si dhe rezultatet e arritura gjatë nga ky institucion, gjatë vitit 2015.

Z. Çako dhe Z BAYRAKTAR, gjatë këtij takimi, kanë vlerësuar si të shkëlqyer bashkëpunimin mes policisë Shqiptare dhe asaj Turke.
Z. BAYRAKTAR, është shprehur se : “Bashkëpunimi ynë ka një rëndësi të veçantë sidomos në fushën e sigurisë dhe në këtë fushë kemi bashkëpunim të shkëlqyer. Aq i rëndësishëm është ky bashkëpunim sa Ministria e Brendshme e Turqisë, ka dërguar pranë Ambasadës sonë, një person në funksionin e oficerit të kontaktit. Prania e tij këtu në Shqipëri, është një shenjë mjaft kuptimplotë e rëndësisë që ne i kushtojmë bashkëpunimit me Ju në ketë fushë”.

Në këtë takim, u diskutua gjithashtu edhe për trajnimin e motoçiklistëve në patrullat e policisë, shkollimin e oficerëve në Akademinë e Policisë në Ankara, si dhe për uniformat e policisë.

Një vëmëndje e veçantë, iu kushtua trajnimit të oficerëve të Antiterrorit.

Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, vlerësoi punën e policisë gjatë dy zgjedhjeve në Turqi, pasi shtetasit turq rezident ne vendin tonë, votojnë pranë kësaj ambasade.

“Unë dëshiroj t’ju falenderoj edhe personalisht ju dhe nëpërmjet jush të gjithë personelin që shërbeu me përkushtim gjatë procesit zgjedhor në Turqi. Gjithashtu, dua t’ju falenderoj veçanërisht edhe për përpjekjet e mira dhe të suksesshme për ruajtjen e ambasadës nga kërcënime apo paralajmërime të mundshme. Por me lejoni t’ju them që ne e ndjejmë veten të sigurtë, këtu në vendin tuaj”.

Nga ana e tij Z. ÇAKO, ka siguruar Ambasadorin se bashkëpunimi mes dy policive do forcohet akoma më tej në kuadrin e luftës kundër Terrorizmit Ndërkombëtar dhe Krimit të Organizuar.

"Jam i bindur që bashkëpunimi mes institucioneve dhe vendeve tona, në të ardhmen, do të forcohet edhe në fusha të tjera si ato të trajnimeve dhe shkollimit etj", tha Z. ÇAKO në mbyllje të këtij takimi.

21turku1

21turku2

21turku3

21turku4

21turku5

21turku7

21turku8

21turku10

21turku11

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...