Informacionet e fundit

FJALA E DREJTORIT TË POLICISË SË SHTETIT NË PREZANTIMIN E UNIFORMAVE TË REJA TË POLICISË (2)

1drejtoriuniformat1

Më poshtë do të gjeni fjalën e plotë të Drejtorit të Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki ÇAKO, të mbajtur sot në aktivitetin e organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit, për prezantimin e uniformave të reja të Policisë

 

I nderuar Zoti Ministër.

Të nderuar partnerë.

Të nderuar pjesmarrës.

Jemi sot në këtë event, për prezantimin e uniformave të reja të Policisë të Gjeneratës së Re.

Në kuadër të zbatimit të ligjit të ri, “Për Policinë e Shtetit, pas punës së bërë dhe me ndihmën e ekspertëve të jashtëm, të cilët gjej rastin t’i falenderoj, me vendim Qeveria Shqiptare tashmë ka miratuar paraqitjen, formën dhe specifikimet teknike të gradave, simboleve, uniformave dhe shenjave të reja të Policisë së Shtetit.
Uniforma e policisë është  vlerë  kombëtare dhe një nga   vlerat më të rëndësishme të Policisë së Shtetit.
Gradat, simbolet, uniformat dhe shenjat të Policisë së Shtetit të miratuara,  ja kanë arritur qëllimit, ato mbartin histori dhe dinjitet.

Me vendimin e ri i jepet zgjidhje situatës së krijuar në këto 25 vjet, ku ka pasur problem e paqëndrueshmëri  në paraqitjen dinjitoze, ligjore e profesionale të saj.

Përmirësimet e ndjeshme në uniformat e Policisë së Shtetit bëjnë që ajo të identifikohet.

Komuniteti, publiku tek këto uniforma do të shohë një punonjës policie tashmë të kërkuar, më dinjitoz, më të angazhuar e motivuar në zbatimin e detyrave dhe realizimin e misionit të Policisë së Shtetit.

E rëndësishme, tani është ta ndjekim prodhimin e saj në cilësinë që përcaktojnë aktet nënligjore dhe specifikimet teknike.
Edhe njëherë ta gëzojmë uniformën e Gjeneratës së Re të Policisë.

Faleminderit.

Video : https://www.youtube.com/watch?v=1U7NeF0opLU&index=1&list=PLQZcSVvLgZPWZZtnIGtaz1kQrgvsIs6-w

21uni25

21uni26

21uni27

21uni28

21uni30

1uni36

1uni1

1uni3

1uni20

1uni21

1uni22

1uni23

1uni9

1uni16

1uni7

1uni17

1uni6

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...