Angazhimi i policisë gjatë sezonit turistik

Gjatë sezoni turistik veror 2014 janë marrë masat për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në të gjitha zona turistike/plazhe të vendit të cilat u përballën me shtimin e madh të popullsisë, shtimin e numrit të automjeteve në qarkullim dhe dendësimin e trafikut, fluksin e madh të pushuesve vendas dhe të huaj që hyjnë për pushime në vendin tonë nga shtete të ndryshme, rritjen e ndjeshme të hyrje - daljeve në kufi, dendësimin e aktivitetit të mjeteve lundruese, kryesisht motorët e ujit në hapësirën detare dhe në ujërat e brendshme, në thellësi të territorit, etj.

Gjatë sezonit turistik veror 2013, plazhet dhe zonat turistike janë frekuentuar nga rreth 2.5 - 3 milion pushues dhe turistë vendas e të huaj, ndërsa gjatë sezonit turistik veror 2014 plazhet dhe zonat turistike janë frekuentuar nga rreth 3.3 - 3.8 milion pushues dhe turistë vendas e të huaj, pra me një rritje prej mbi 20% të numrit të pushuesve krahasuar me vitin 2013.

Gjithashtu janë marrë masat e duhura për të përballuar një fluks të shtuar të hyrje daljeve në PKKK dhe akset rrugore të vendit ku;

-          për periudhën 01 Qershor 2013 deri 31 Gusht 2013 kanë hyrë/dalë nëpërmjet PKKK 5.527.224 shtetas shqiptar e të huaj dhe 1.368.071 mjete, ndërsa

-          për periudhën 01 Qershor 2014 deri 31 Gusht 2014 kanë hyrë/dalë nëpërmjet PKKK 6.067.967 shtetas shqiptar e të huaj dhe 1.588.453 mjete,

-          pra për vitin 2014 kemi një shtim me rreth 10% të fluksit të hyrje daljeve të shtetasve dhe mjeteve krahasuar me të njëjtën periudhën të vitit 2013.

Për mbarëvajtjen e këtij sezoni turistik u angazhuan në zonat turistike/plazhet në total 1067 punonjës policie, nga të cilët;

-          453 punonjës policie të strukturave të rendit,

-          163 punonjës policie te strukturave të krimeve,

-          184 punonjës policie të strukturave të qarkullimit rrugor,

-          144 punonjës policie të NSH,

-          116 punonjës policie tëDrejtorive Rajonale të kufirit dhe Migracionit,

-          20 punonjës policie të Njësisë së Lëvizshme Territoriale për Kufirin dhe Migracionin Vlorë.

U planifikuan dhe u përdorën për shërbim në zona turistike/plazhe;

-          72 automjete,

-          37 motoçikleta

-          20 mjete lundruese, (skafe dhe gomone).

Risi për këtë sezon turistik veror ishte:

-          Aplikimi për herë të parë dhe kryerja në plazhe e shërbimit të patrullës me uniformën e re verore dhe me biçikleta, ku në këtë lloj shërbimi janë aktivizuar 100 punonjës policie të patrullës së përgjithshme dhe 50 biçikleta. Ky shërbim u mirëprit nga komuniteti për faktin se gjatë këtij sezoni turistik verorë pati dhe përmirësim të treguesve të rendit dhe qetësisë publike në zonat ku u krye ky shërbim, si dhe pati një përmirësim në kohën e reagimit për kërkesat për ndihmë nga komuniteti.

-          Ngritja dhe funksionimi i 4 (katër) stacioneve të policisë provizor (Kontejnerë të kompletuar me pajisje zyre për punë), kryesisht në zona të thella turistike dhe plazhe, zona të cilat janë larg njësive policore ekzistuese e konkretisht në;

ü  zonën e Thethit,

ü  në Gjirin e Lalzit,

ü  tek Shkëmbi i Kavajës dhe

ü  në Ksamil.

-          Përmirësimi i bashkëpunimit ndërmjet strukturave të ndryshme të Policisë së Shtetit në lidhje me marrjen e masave për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në zonat turistike/plazhe. Vlen të përmendet kryerja e shërbimeve të rendit nga strukturat e policisë për kufirin dhe migracionin në ato plazhe ku nuk mbulohej me shërbime rendi.

-          Nga Departamenti për Sigurisë Publike janë hartuar plane inspektimi dhe çdo javë janë ushtruar inspektime në lidhje me masat e marra nga strukturat e policisë vendore për garantimin e rendit dhe qetësisë publike në funksion të mbarëvajtjes së sezonit turistik veror 2014.

-          Krahas këtyre inspektimeve çdo ditë u mor informacion ditor nga strukturat vendore të policisë mbi zbatimin e masave, kryerjen e shërbimeve, problematikat dhe rezultatet e punës të punonjësve të angazhuar me shërbim në zonat turistike dhe plazhe.

Arkiva

Mars 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...