Procedohen penalisht 13 shtetas në lidhje me protestën e zhvilluar në datën 03.04.2019, para Parlamentit të Shqipërisë.

Tiranë protesta
 
Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në lidhje me protestën e zhvilluar në datën 03.04.2019, para Parlamentit të Shqipërisë, në përfundim të veprimeve të kryera dhe pas këqyrjes së pamjeve filmike bëri arrestimin në flagrancë të shtetasit Olsi Albarjami, 29 vjeç, nga Elbasani, për kryerjen e veprave penale, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe  “Prishja e qetësisë publike”.
 
Ky shtetas gjatë protestës ka kryer  veprime të kundraligjshme ndaj punonjësve të Policisë në detyrë, veprime të dokumentuara me pamje filmike. Më pas ai është goditur nga protestues të tjerë me pretekstin se ishte punonjës policie dhe ishte i infiltruar në protestë.
 
Veprimet e këtij shtetasi i ka publikuar në rrjetin social facebook shtetasi Sali Berisha duke e etiketuar si punonjës policie.
 
Është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale të “ Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, shtetasi G.B., 33 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
 
Gjithashtu në lidhje me protestën e sotme janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 7 shtetas të tjerë për veprat penale të “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe  “Prishja e qetësisë publike”.
 
Si dhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për ndalimin e tyre edhe  4 shtetas  të tjerë për veprat penale të “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”,  “Prishja e qetësisë publike”  dhe  “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive"

Arkiva

Qershor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30