Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 19 Prill 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.01drejtoria new

Interpol Tirana/Në vijim të bashkëpunimit me homologët për evidentimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të dënuar për vepra të ndryshme penale, Specialistët e Interpol Tirana kanë ekstraduar nga Greqia në Shqipëri dy shtetas dhe konkretisht: E. Sh, 31 vjeç si dhe F. Xh., 69 vjeçe.

Shtetasi E. Sh, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, në vitin 2015, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Më datë 04.02.2014 ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë kanë transportuar një sasi lënde narkotike nga Tepelena, me qëllim shitje në qytetet Korçë dhe Pogradec. Shtetasi E.Sh, është arrestuar më datë 21.06.2018 nga autoritetet policore të Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Shtetasja F. XH. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2015, e ka dënuar këtë shtetase me 6 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Më datë 21.12.2012 në Tiranë, shtetasja F. Xh. nëpërmjet mashtrimit ka shitur banesën e një shtetaseje tek një person i tretë. Shtetasja F. XH. është arrestuar më datë 02.11.2018 nga autoritetet policore të Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 82 shtetas, nga këta: 10 janë të arrestuar në flagrancë, 11 janë ndaluar dhe 61 ndiqen në gjendje të lirë

Janë kapur dhe ndalur 7 shtetas në kërkim, konkretisht: 3 në qarkun Durrës, 1 i dënuar për veprën penale “Përndjekja” dhe 2 të dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; 2 në Kukës, 1 i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe 1 dënuar për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”; 2 në PKK Rinas, të dënuar për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste në qarkun Tiranë, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 7 raste, konkretisht: 3 raste të “Kanosja”, 1 në qarkun Tiranë, 1 në Vlorë, 1 në Korçë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Durrës dhe 1 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, 1 në Kukës, me 1 autor të arrestuar dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje’’, në qarkun Tiranë, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 9 raste të “Dhuna në familje”, 1 rast në qarkun Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 rast në Vlorë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë. Janë plotësuar 9 kërkesë - padi për lëshim të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 15 raste, konkretisht: 5 raste në qarkun Tiranë, me 1 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast në Korçë, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë. Për 9 rastet e tjera po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 12 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 3 raste në qarkun Tiranë, 1 në Durrës, 2 në Elbasan, 1 në Korçë, 2 në Vlorë dhe 3 në Shkodër, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 3 raste aksidentesh, me 3 persona të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 3 drejtues mjeti të pa pajisur me leje drejtimi, konkretisht: 2 në qarkun Tiranë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë dhe 1 në Elbasan, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 drejtues mjeti i pa papjisur me leje drejtimi dhe nën efektin e alkoolit, i cili është arrestuar, në qarkun Tiranë.

Janë evidentuar 7 raste të “Vjedhja e energjisë elektrike”, në qarkun Shkodër, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Prishja e qetësisë publike”, në Tiranë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Arkiva

Maj 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2