Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 22 Prill 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.01drejtoria new

Tiranë / Vazhdon veprimtaria hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 9 prill në Rinas. Në pranga katër persona si autorë të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje. Në vijim të veprimeve të kryera nga një grup i posaçëm hetimor me Specialistët më të mirë të Hetimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda, për zbardhjen e ngjarjen së datës 09.04.2019, ku janë vjedhur me armë një sasi e kosiderueshme vlerash monetare në aeroportin e Rinasit dhe mbeti i vrarë një nga autorët e kësaj ngjarje shtetasi A. M., ju informojmë se: Grupi i Posaçëm Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, në bazë të veprimeve hetimore të kryera dhe informacioneve të marra në rrugë operative, si dhe provave të siguruara gjatë hetimit është bërë i mundur ndalimi i katër autorëve të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje dhe konkretisht:

• O. V., 38 vjeç, banues në Krujë; A. B., 34 vjeç, banues në Elbasan, me banim të përkoheshëm në Tiranë, i dënuar më parë për "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"; R. S., 25 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan; S. Ç. 28 vjeç, lindur në Kajan, Elbasan dhe banues në Elbasan.

Gjatë operacionit për ndalimin e këtyre shtetasve janë përdorur teknika speciale hetimore dhe janë përfshirë strukturat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të Drejtorive Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan dhe Durrës. Gjithashtu gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, prova të shumta të cilat do të shërbejnë për thellimin e hetimeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Materialet proceduriale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të "Grupit të Strukturuar Kriminal", ”Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” "Vrasje e Punonjësve të Policisë e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”.

Durrës /Në vijim të operacionit policor të koduar "Vazhdimësia", nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të këtij operacioni u bë kapja e shtetasit në kërkim J.P.,25 vjeç, banues në Pogradec . Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale "Trafikim i armëve dhe municioneve" ,"Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike". Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë në Durrës, Policia ka vijuar kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave të cilët vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit. Është proceduar penalisht për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara", shtetasi D.D., 28 vjeç, banues në lagjen Nr.18, Durrës, sepse në lokalin e tij ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit. Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë, deri në ndëshkimin e subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Digjital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 62 shtetas, nga këta: 14 janë të arrestuar, 5 ndaluar, 3 të kapur nga kërkimi, 31 ndiqen në gjendje të lirë, dhe 9 janë shpallur në kërkim.

Janë kapur 2 persona nga kërkimi, konkretisht: 1 person në qarkun Durrës, për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, "Kultivim i bimëve narkotike", "Trafikim i armëve dhe municionit" ; 1 në qarkun Tiranë për “Plagosje e rëndë me dashje".

Është kapur një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale "Trafikim i narkotikëve kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë", në qarkun Kukës.

Në fushën e narkotikëve është evidentuar 1 rast, në qarkun Tiranë, me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin janë evidentuar 7 raste, konkretisht: 6 raste të "Plagosja e lehtë me dashje" janë evidentuar në qarkun Tiranë, Elbasan dhe Lezhë; 1 rast i "Kanosja" është evidentuar në qarkun Vlorë.

Janë evidentuar 6 raste të “Dhuna në familje”, konkretisht në qarkun Tiranë , Durrës, Korçë dhe Berat, me 3 autorë të arrestuar dhe 3 të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Janë plotësuar 12 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje të menjëhershëm.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 5 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 5 raste të “Ndërtim pa leje” konkretisht: 3 raste në qarkun Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Vlorë, ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 shtetas që drejtonin mjetet pa u pajisur me leje drejtimi, konkretisht në qarkun Tiranë dhe Durrës, me 2 të arrestuar dhe 2 të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 drejtues mjeti nën efektin e alkoolit, në qarkun Durrës i cili është arrestuar në flagrancë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 7 raste aksidentesh, me 10 persona të lënduar, jashtë rrezikut për jetën.

Është evidentuar 1 rast i “Kalim i paligjshëm i kufirit”, ku autori është proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të "Shkatërrimi i pronës", konkretisht në qarkun Tiranë, Korçë dhe Lezhë me 2 autorë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1