Tiranë-Zbardhet ngjarja e ndodhur mbasditen e djeshme ku në Fushë Mëzez në Kashar u plagos me armë zjarri shtetasi E. M., 28 vjeç.

Tiranëdrejtoria-e-policise-tirane
 
Zbardhet ngjarja e ndodhur mbasditen e djeshme ku në Fushë Mëzez në Kashar u plagos me armë zjarri shtetasi E. M., 28 vjeç.
 
Policia shpall në kërkim një shtetas për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.
 
Shpallen në kërkim dhe dy të tjerë për “Përkrahje e autorit në krim”.
 
Shërbimet e policisë të komisariatit nr.6 pas një pune intensive hetimore shpallën në kërkim shtetasin:
 
M. G., 26 vjeç, banues në Tiranë.
 
Mbasditen e djeshme në Fushë Mëzez, Kashar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit E. M., i cili mbeti i plagosur dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
 
Nga veprimet  hetimore të kryera  rezulton se në mjetin që drejtonte autori i dyshuar shtetasi M. G., ndodheshin dhe shtetasit A. M., 29 vjeç dhe F. Gj., 35 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahje e autorit në krim”.
 
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4